Për një muaj në Maqedoninë e Veriut janë shpërndarë 277 leje ndërtimi, më së shumti në Tetovë

Në Maqedoninë e Veriut në muajin shtator janë dhënë 277 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 4 643 053 000 denarëve, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit shtator të vitit 2022 janë dhënë 277 leje ndërtimi, që është për 12.9 % më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që ndërkohë është rritur vlera e paraparë e objekteve për 21.1 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Raportohet që rreth gjysma e lejeve janë për objekte të larta ndërtimi, ndërsa më shumë se gjysma e investitorëve janë persona fizik.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 427 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 40 344 metra katror”, raportoi Enti.

Më së shumti leje janë dhënë në Tetovë (28), Kavadarci (20) dhe Gostivar (19).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button