Studentët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë nga deputetët të shkëmbejnë shujtën e ushqimit

Para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut protestë e studentëve të Maqedonisë së Veriut për shkak paralajmërimeve se do të hiqet shujta e paraparë për studentët në formën e subvencionimit të ushqimit. A1On raportoi që studentët po protestojnë dhe kritikojnë bashkëmoshatarët që po heshtin, transmeton Portalb.mk.

“Kriza në të cilën gjendet Maqedonia, heshtja nga ana e studentëve dhe pasiviteti i organizatave studentore – janë motiv për qeveritë që të godasin mbi supet e studentëve sa më fortë. Mjaft është”, deklarojnë grupi i studentëve protestues.

Ata kërkojnë që institucionet mos të injorojnë studentit dhe mos të luajnë me ardhmërinë e tyre, ashtu që të përfshihet shujta studentore ditore në vlerë prej 150 denarë, dhe jo 120 denarë sa ka qenë deri më tani.

Në listën e kërkesave theksohet edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe parandalimi i idesë për privatizimin e tyre.

Ndryshe, lëvizja rinore e studentëve “Rezistencë studentore” kishte paralajmëruar protestë të qetë studentore para Kuvendit nën moton “Stop për shkatërrim të standardit studentor.

Në publikimin “Rezistenca studentore” shkruan se përmes protestës do të kërkojnë tërheqje të ndryshimeve të propozuara të Ligjit për standard studentor, barazim të bursave me shumë më të lartë, përjashtim të studentëve nga masat antikrizë të Qeverisë për racionalizim dhe kursim të rrymës dhe përmirësim të kushteve dhe sanim urgjent ku është e domosdoshme në konviktet studentor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button