Ngjarja kulturore më e madhe e vitit: Teatrot shqiptarë të tri vendeve prezantojnë festivalin MOISIU në Shkup

Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të organizojnë Festivalin e Teatrit Shqiptar – MOISIU, shkruan Portalb.mk.

“Nga 16-27 nëntor 2022 në Shkup ju ftojmë në festen tonë të madhe teatrore”, thuhet në postimin e TKK-së.

Shfaqet fillojnë në ora 19:00.

Siç njofton TKK, ky festival ka marrë mbështetje të plotë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë.

Pra, teatrot kryesore shqiptare bashkë-organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore.

Ky festival është emëruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksander Moisiu.

Ky festival do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë.

Programi i shfaqeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button