Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria premtojnë realizimin e projekteve për furnizim me gaz dhe burimet e rinovueshme të energjisë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në kuadër të konferencës së dytë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, me koleget ministra Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës të Shqipërisë dhe Edona Bilalli, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Shqipërisë, nënshkuan dy Memorandume Bashkëpunimi.

Memorandum për bashkëpunim në energjetikë dhe Memorandum për bashkëpunim mbi zhvillimin e sipërmarrjes dhe konkurrencës së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe startup-eve.

Duke marrë parasysh kushtet e favorshme të të dy vendeve për zgjerimin e bashkëpunimit energjetik si dhe rëndësinë dhe përfitimet e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e energjisë dhe burimeve energjetike për përfitim reciprok dhe në përputhje me parimet e legjislacionit të BE-së dhe Marrëveshja për themelimin e Komunitetit të Energjisë me Memorandumin për bashkëpunim në sektorin e energjisë synon të intensifikojë bashkëpunimin dypalësh në sektorin e energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë nacionale të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Qëllimi i Memorandumit të Bashkëpunimit për Energjinë është krijimi i një kornize bashkëpunimi ndërmjet dy palëve për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta energjetike, kryesisht të lidhura me infrastrukturën për gazin natyror dhe terminalin e LPG-së në Vlorë, si dhe me energjitë e rinovueshme. Gjithashtu do të rikonfirmojë vullnetin dhe gatishmërinë e palëve për planifikim afatgjatë të infrastrukturës dhe zhvillimin e koordinuar të lidhjes Shqipëri-Maqedonia e Veriut, me fokus përmirësimin e sigurisë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe furnizimin e besueshëm me energji”, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Pas hyrjes në fuqi të këtij Memorandumi, do të formohet një Komitet i Përbashkët i përbërë nga ekspertë të të dyja palëve, me qëllim garantimin dhe zbatimin efikas të aktiviteteve të bashkëpunimit në kuadër të këtij Memorandumi.

“Qëllimi i Memorandumit të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Sipërmarrjes dhe Konkurrencën e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe Startup është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duke mundësuar shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit dhe shkëmbimin e përvojave në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me sipërmarrjen dhe përmirësimi i sistemit eko për NVM-të dhe startup-et. Me këtë memorandum, të dy vendet do të bashkëpunojnë në fushën e përafrimit të politikave nacionale dhe rajonale në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian dhe inkurajimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal në lidhje me sipërmarrjen dhe përmirësimin e sistemit eko për NVM-të dhe startups dhe do të punojë në zhvillimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e Strategjive të të dyja palëve në fushat e mbuluara”, shtojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Ata thonë se memorandumi parashikon organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe pjesëmarrjen në konferenca, forume, samite apo seminare, si dhe përgatitjen e projekteve në fushat që do të përcaktohen bashkërisht për të aplikuar për burime financiare shtesë për bashkëpunimin rajonal me qëllim rritjen e fushave të pranueshme për të dyja Palët.

Në fjalën e tij në seancën e përbashkët ndërqeveritare, ministri Bekteshi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë kanë hapësirë ​​të madhe për bashkëpunim në sektorin e energjisë me projektet që kanë filluar të zbatohen në Shqipëri, ku është edhe Maqedonia e Veriut pritet të jetë pjesë.

“Me kolegët nga Shqipëria po punojmë për të përshpejtuar zbatimin e projektint të transmisionit, e cila do t’i japë një mundësi shtesë tregjeve energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të integrohen dhe së bashku të kenë bursën e parë të energjisë elektrike këtu në rajon. Gjithashtu, Ministritë kompetente duhet të zgjidhin edhe çështjen e lehtësimit të procedurave për importin e produkteve bujqësore. Dy vendet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin me të vetmin qëllim integrimin në lehtësimin e tregtisë”, tha ministri Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button