Në Maqedoni ka pothuajse 173 mijë diabetikë të diagnostikuar

Në Maqedoni janë diagnostikuar 172.949 pacientë me diabet, thonë të dhënat e Institutit për Shëndetit Publik deri në vitin 2021. Kjo është pothuajse 10 për qind e popullsisë në Maqedoni, raporton REL, transmeton Portalb.mk.

Sot shënohet Dita botërore e diabetit.

Në botë ka rreth 422 milionë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Pothuajse 1.5 milionë vdekje në mbarë botën i atribuohen diabetit çdo vit. Sipas informacioneve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), numri i rasteve të diabetit është rritur vazhdimisht gjatë dekadave të fundit.

OBSH çdo vit më 14 nëntor shënon Ditën botërore për luftë kundër diabetit. Fushata e këtij viti fokusohet në nevojën për qasje më të mirë në edukimin cilësor për diabetin. Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, sot në organizim të Lidhjes së shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë së Veriut (LShDMV) do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Sfidat për diabetin në Maqedoni – së bashku me njëri-tjetrin”.

Dita Botërore e diabetit është themeluar në vitin 1991 nga Federata ndërkombëtare e diabetit me mbështetjen e OBSH-së në përgjigje të shqetësimit në rritje për kërcënimin shëndetësor në rritje të diabetit. Dita Botërore e Diabetit u bë ditë zyrtare e Kombeve të Bashkuara në vitin 2006.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button