Shpërthimi në Stamboll, MPJ e RMV-së i publikoi numrat e telefonit për qytetarët e vendit që kanë nevojë për ndihmë 

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se e ndjek situatën pas shpërthimit të fundit në Stamboll, njofton Portalb.mk.

“Konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vendosur në gjendje emergjence. Ju njoftojmë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë qytetar nga ana jonë që kanë kërkuar ndihmë”, thonë nga MPJ e RMV-së.

Në të njëjtën kohë, nga MPJ bëjnë me dije se në rast nevoje të mundshme për ndihmë, qytetarët tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit:

  • +905456149777 në Stamboll dhe
  • +38975273732 në Shkup.

Ndryshe, 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë lënduar, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Stamboll, raportoi AA.

“Përpjekjet për ta nënshtruar Türkiyen dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë. Ndonëse mund të jetë e gabuar të quhet terrorizëm në terma absolutë, të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm. Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin në rrugën Istiklal të Istanbulit”, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, në një njoftim në median sociale, tha se të dhënat e para flasin për 4 të vdekur dhe 38 të lënduar, duke shtuar se të lënduarit janë duke u trajtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button