Lëvizja “Rezistencë studentore” paralajmëron protestë para Kuvendit të RMV-së

Lëvizja rinore e studentëve “Rezistencë studentore” paralajmëron protestë të qetë studentore e cila, sipas publikimit në rrjetin sociale Fejsbuk, do të mbahet të hënën në ora 16 para Kuvendit nën moton “Stop për shkatërrim të standardit studentor, njofton Portalb.

Në publikimin “Rezistencl studentore” shkruan se përmes protestët do të kërkojnë tërheqje të ndryshimeve të propozuara të Ligjit për standard studentor, barazim të bursave me shumë më të lartë, përjashtim të studentëve nga masat antikrizë të Qeverisë për racionalizim dhe kursim të rrymës dhe përmirësim të kushteve dhe sanim urgjent ku është e domosdoshme në konviktet studentor.

“Me dekada më parë studenti nga Maqedonia është viktimë e politikave të këqija dhe pasivitetit institucional. Ka ardhur koha që të kundërshtojmë shkatërrimin e standardit studentor. Për këtë arsye, ka ardhur koha për rezistencë studentore!”, potencojnë nga “Rezistencë studentore”.

Edhe deputetja e PLD-së Monika Zajkovapublikim në Fejsbuk ka shkruar se tërhiqet Ligji për shujtë studentor e cila, siç thotë, shkaktoi reagime të arsyeshme midis studentëve lidhur me kriteret të cilat janë futur në të, për shkak të harmonizimit në këtë pjesë së bashku me përfaqësuesit e studentëve.

Ajo u bëri thirrje përfaqësuesit e kuvendeve universitare të studentëve në takim në Kuvend të hënën në ora 16:30 në të cilin paralajmëron se “së bashku me ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri do të diskutohet për zgjidhje të përbashkët në të cilin do të sigurohet shujtë e shëndetshme për studentët, siç ka qenë edhe dedikimi i parë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button