Anija turistike me 800 pasagjerë me COVID-19 ankorohet në Australi

Një anije turistike me rreth 800 pasagjerë pozitivë me COVID-19 u ankorua në Sidnej të Australisë sot, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anija “Majestic Princess”, me rreth 4.600 pasagjerë dhe ekuipazh, u kthye nga Zelanda e Re pas një lundrimi 12-ditor, me rreth 20 për qind të tyre që vuajnë nga COVID-19, tha Sky News.

“800 persona janë konfirmuar si raste me COVID-19, shumica e tyre pasagjerë”, citohet të ketë thënë Marguerite Fitzgerald, presidente e kompanisë së shëtitjeve Carnival Australia.

Ajo ka shtuar se shumica e tyre kanë simptoma të lehta dhe janë izoluar në kabinat e tyre.

Autoritetet kanë lejuar pasagjerët me koronavirus të zbresin nga anija pas mbërritjes së tyre dhe i kanë këshilluar të mos përdorin transportin publik deri në shtëpi.

“Po punojmë me të gjithë mysafirët që kanë rezultuar pozitivë në COVID-19 për t’i ndihmuar ata të kenë qasje në transportin privat dhe akomodimin për të përfunduar periudhën e tyre të izolimit”, ka thënë Fitzgerald.

Shteti i Uellsit të Ri Jugor tashmë po përballet me një valë të re të COVID-19, me 974 pacientë në spitale dhe mbi 7.000 raste të raportuara këtë javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button