Shqiptarët protestuan në Angli – “Braverman ti mund të jesh kriminele, ne jo”

Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë “pushtuar” rrugët e Anglisë me thirrje që kërkojnë largimin e Sekretares së Brendshme Suella Braverman, transmeton Euro News.

Kjo e fundit deklaroi se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët atje për “abuzim me ligjet e tyre”.

Kjo deklaratë ka marrë reagimin e menjëhershëm edhe të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama deklaroi për “Sky News” se ende po pret për një falje nga qeveria britanike.

Qytetarët shqiptarë kanë përdorur muzikë shqiptare në sfond, ndërsa në pankartat e tyre lexohet se nuk janë kriminelë dhe se punojnë e paguajnë taksa.

Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe pas deklaratës së Braverman, se po përdor si ‘kokë turku’ shqiptarët për të justifikuar “politikat e saj të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.

Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i atyre që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button