QMK: Rrezik nga ura mbikalim te Vizbegu (FOTO+VIDEO)

Qendra për Meanxhim me Kriza kumtoi se në urën mbikalim te Vizbegu i Shkupit ka copëza betoni që varen nga ai dhe paraqesin rrezik për njerëzit dhe automjetet të cilët lëvizin në të, por edhe më shumë për ata që lëvizin nën të, njofton Portalb.

“Disa herë kërkuam intevernim nga institucionet kompetente, por rreziku ende nuk është mënjanuar. Sot sërish publikisht u bëmë thirrje institucioneve kompetente por edhe mediave dhe qytetarëve. Institucionet të reagojnë, mediat në mënyrë plotësuese të hetojnë dhe të informojnë, ndërsa qytetarët të denoncojnë çfarëdo lloj rreziku në numrin 112”, thuhet në kumtesën nga QMK.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button