Institucionet e RMV-së kanë dhënë mendim pozitv për Onishenkon

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot deklaroi se politikani ukrainas Oleksandr Onyshenko ka marrë konfirmim pozitiv për marrje të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut nga katër institucione dhe se Qeveria, e cila ka të drejtë diskretive, ka sjellë vendim t’i jepet shtetësi, njofton Portalb.

“Marrja e shtetësisë sipas nenit 11 nga Ligji për shtetësi, do të thotë nuk është shtetësi të cilën e miraton MPB, por Qeveria. MPB në mënyrë praktike i grumbullon të gjithë dokumentet. Bëhet fjalë për lëndë e cila ka marrë vlerësime pozitive nga katër institucione relevante në shtet. Në fund sillet vendim në Qeveri, Qeveria ka të drejtë diskretive të japë ose të refuzojë shtetësi kujtdo qoftë, i cili ka aplikuar në këtë pjesë. Të gjithë konfirmimet të cilët janë nga të gjithë katër institucionet janë pozitive”, thotë Spasovski.

Sipas tij, mendim pozitiv për marrje të shtetësisë në rastin konkret kanë dhënë Agjencia për Siguri Kombëtare, Komiteti Olimpik i Maqedonisë dhe Agjencia për të Rinj dhe Sport.

I pyetur për fletarrestin ndërkombëtar për të, Spasovski tha se fletarresti ndërkombëtar nuk është vetëm tek ne, gjegjësisht kur shpallet, shpallet në Interpol dhe ai vlen për gjithë botën.

Shtetësi jepet në bazë të aprovimit nga më shumë institucione shtetëtore, ndërsa për shtetësinë e politikanit ukrainas kishte mendime pozitive nga të gjithë institucionet relevante, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Gjatë dhënies së asaj shtetësie janë grumbulluar të gjithë mendimet pozitive nga të gjithë institucionet relevante në pajtueshmëri me procedurën. Në bazë të atyre mendimeve pozitive Qeveria ka sjellë vendim që të japë shtetësi”, tha Kovaçevski.

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja, ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut. Ai ishte futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 31 maj të vitit 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që ndërhyu në zgjedhjet amerikane. Ai po ashtu ka edhe shtetësi ruse.

Kjo u bë e ditur të premten, më 11 nëntor, nga deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Misllososki dhe Rrjeti ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN.

“Jo vetëm narko-mafiozët e njohur Sedat Peker dhe Jovan Vukotiç kanë marrë shtetësi maqedonase. Lista e atyre që kanë paguar ‘taksa më të shtrenjta’ tek Oliveri [Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Brendshme] është më e gjatë. Politikani i arratisur ukrainas nën sanksione amerikane, merr shtetësi maqedonase”, ka shkruar Milloshkoski në Facebook.

Sipas të dhënave të Qeverisë, Onyshenko kërkesën për shtetësi maqedonase e ka paraqitur në vitin 2021, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kanë dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, por edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Në mbledhjen e Qeverisë, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”.

Kërkesa për shtetësi nga ai është bërë si shtetas i Rusisë, pasi përveç shtetësisë ukrainase ai ka pasur edhe shtetësi ruse, raporton BIRN.

Onyshenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash. Pas kësaj, ai arratiset nga Ukraina në drejtim në Spanjës.

Pasi autoritet e Kievit shpallin fletarrest ndërkombëtar, Spanja vendos ekstradimin e tij, por Onyshenko arrin të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button