„Etransport.mtc.gov.mk“ – ueb portal publik për kontroll të transportuesve të udhëtarëve

Të gjithë qytetarët prej sot në kohë reale do të mund t’i kontrollojnë transportuesit në komunikacionin rrugor se nëse posedojnë licencë dhe të gjithë parregullsitë t’i paraqesin deri te organet kompetente. Kjo është e mundur me servisin e ri publik Etransport.mtc.gov.mk, të cilin e prezantuan ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Punëve të Brendshme, Bllagoj Boçvarski dhe Oliver Spasovski, drejtoresha e Drejtorisë Doganore Sllavica Kutirov dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror të transportit Gajur Rushiti, njofton Portalb.

Kontrolli dedikohet vetëm për transportuesit të cilët kryejnë transport të udhëtarëve në  komunikacionin ndërurban dhe ndërkombëtar. Kërkimi dhe kontrolli mund të bëhet përmes shkruarjes së emrit të kompanisë ose sipas numrit të targave të automjetit.

“Qytetarët së bashku me institucionet shtetërore do të mund të jenë kontrollues të barabartë në terren. Këtë e bëjmë që ta përmirësojmë sistemin e kontrollit dhe të mundësojmë transport më të mirë, më të shpejtë dhe më efikas. Bashkërisht e përpiluam ueb-portalin etransport.mtc.gov.mk, që ta ngrisim nivelin e shërbimeve për qytetarët dhe të luftojmë kundër atyre të cilët guxojnë të falsifikojnë dokumentet. Transporti duhet të jetë në nivel të lartë”, theksoi ministri Boçvarski.

Institucionet i nënshkruajtën edhe marrëveshjes për bashkëpunim me ç’rast mundësohet këmbim i të dhënave si një masë e rëndësishme sistematike për kontroll më efikas në transportin e udhëtarëve dhe të mallrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button