Para Kryeministrisë së Shqipërisë pasdite do të mbahet protestë e opozitës

Sot në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë së Shqipërisë. Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00, transmeton Euro News.

Dyert kryesore në katin e parë në hyrje të Kryeministrisë janë blinduar, duke u veshur me llamarinë të fortifikuar, pak orë para protestës.

Gjithashtu, në bulevard, shtyllat e ndriçimit janë me material graso.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ora 16:00 e kësaj të shtune, do të jetë ora e shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpërndau pamje nga protesta e 7 korrikut, Berisha ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës së sotme.

“Sot, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Le të bashkohemi të gjithë në protestë!”, shkroi BerishaFacebook.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button