Shkupi me tre sisteme ngrohjeje që nuk janë të lidhura, qytetarët paguajnë fatura të ndryshme (Infografik)

Në Shkup ka tre sisteme të ngrohjes qendrore, të cilët me vite presin të lidhen mes vete që të sigurohet racionalitet në prodhimtarinë e energjisë termike, fatura të njëjta mujore për ngrohje tek qytetarët, por edhe mundësi që të shfytëzohet i gjithë kapaciteti i instaluar i ngrohtoreve në Shkup, që për momentin nuk është rast, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Gjendja momentale tregon se të dy sistemet që sigurojnë ngrohje në Butel, Çair dhe Gazi Babë janë me kapacitet joplotësisht të shfrytëzuar, që nuk është rast me ngrohjen të cilën deri tani e siguronte BEG në Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Kisella Vodë.

Ish-kryetari i Shkupit Petre Shilegov në vitin 2018 e afirmonte nevojën për kyçje në sistemin për ngrohje të SHA “Shkup Veri” me sisteme të tjera për ngrohje, për çka nevojitet të ndërtohet tubacion prej vetëm dy kilometrash. Qyteti i Shkupit dëshironte atëherë ta ndërmerr menaxhimin me rrjetin e ngrohjes, për çka formoi edhe ndërmarrje “Sisteme energjetike të qytetit”, por nuk e fitoi licencën e domosdoshme nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Ndërkohë, kompania shtetërore ESM në tetor sivjet i fitoi tre licencat për prodhim, distribuim dhe furnizim me energji termike për firmat e saj “ESM shitje”, “ESM distribuim të ngrohjes” dhe “ESM furnizim me ngrohje”, me ç’rast ESM do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit ngrohës në kryeqytet.

Të dhënat aktuale thonë se ngrohtorja “Shkup Veri”, e cila i furnizon me ngrohje shfrytëzuesit nga komunat Çair dhe Butel, ka dy kaldaja me kapaciztet prodhues prej 46 megavatësh, ndërsa për momentin punon me fuqi të angazhuar prej 8 deri në 9 megavatë. Kjo praktikisht do të thotë se në kushte të krizës energjetike janë shfrytëzuar vetëm rreth 20 për qind nga kapaciteti i përgjithshëm prodhues i ngrohtores.

Të dhënat nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit për SHA ESM-Filiali Energjetikë, e cila siguron ngrohje për shfrytëzuesit në Komunën e Gazi Babës, thonë se në vitin 2021 fuqia e angazhuar ka qenë rreth 50 megavatë, ndërsa kapaciteti i saj i përgjithshëm prodhues është 96 megavatë, gjegjësisht shfrytëzimi i kapacitetit të saj është në gjysmë.

Nga ana tjetër, ish-kryetari i Shkupit Shilegov para katër viteve tha se vetëm 23 për qind e sipërfaqes së Shkupit është e mbuluar me rrjet të ngrohjes, ndërsa në zgjerim të rrjetit distributiv nuk janë investuar mjete të konsiderueshme, për çka flasin edhe të dhënat nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRESHU).

Nga KRRESHU për Meta.mk thonë se SHA “Shkup Veri” dhe “ESM Energjetikë” duhet t’i shqyrtojnë mundësitë për tejkalim të sfidave përmes bashkëpunimit të përbashkët, që ta rrisin numrin e konsumatorëve dhe të optimizohet prodhimtaria e energjisë termike.

“Në mënyrë plotësuese me dhënien e licencave për prodhimtari, furnizim dhe distribuim të tre firmave-vajza të ESM-së dhe gjatë realizimit të mundshëm të bashkëpunimit të ngrushtë – çmimet për energji termike do të baraspeshohej tek të gjithë konsumatorët, gjegjësisht do të kishte një çmim për amvisëritë që do të kontribuonte edhe të rritet konsumi edhe në rajonin e Shkup Veriut”, thonë nga Komisioni rregulator.

Kushtrim Ramadani, drejtor i SHA “Shkup Veri” për Meta.mk shpjegon se është e mundur që të lidhet sistemi i tyre për ngrohjen me tubacion me gjatësi prej 2 kilometra me atë të SHA ESM-FIliali Energjetikë, por nuk është i sigurtë për benefitin. Edhe ai potencon se nevojitet bashkëpunim me SHA ESM për një investim të këtillë. Megjithatë, Ramadani paralajmëron se qytetarët se qytetarët nga dy sistemet e tjera do të duhet t’i mbulojnë humbjet e SHA “Shkup Veri”, e cila ka kapacitet të pashfrytëzuar për furnizim me ngrohje termike.

Drejtori i SHA “Shkup Veri” shton se duhet të punohet në terren që të kthehen përdoruesit e energjisë termike në këtë pjesë të Shkupit dhe qytetarët të kenë ngrohje të sigurtë, por në kushte të krizës energjetike, ai thotë se nuk mund të kërkojnë të kthehen qytetarët në ngrohje tek ata.

Të dhënat nga Raportet vjetore për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRESHE) tregojnë se në komunat shkupane Çair dhe Butel me kalimin e viteve ka ulje drastike të numrit të përdoruesve të ngrohjes qendrore. Rënia më e madhe është shënuar midis viti 2011 dhe 2012, kur prej rreth 2.400 përdorues të kyçur në ngrohje në vitin 2011 janë zvogëluar në rreth 700 përdorues të ngrohtores “Shkup Veri” një vit më vonë.

Të dhënat statistikore thonë se ngrohtorja “Shkup Veri” në vitin 2007 ka pasur rreth 2.800 përdorues, ndërsa vitin e kaluar numri i përdoruesve që i ngrohin hapësirat përmes këtij sistemi për ngrohje është zvogëluar në 504.

Nga Komisioni Rregullator për energjetikë shpjegojnë se rritja e numrit të përdoruesve do të thotë edhe optimizim i çmimit të fundit për amvisëritë.

“Sa më shumë përdorues, aq më shumë çmimi ka hapësirë më të vogël të variojë dhe është me tendencë që të ulet. Komsumi ndikon drejtpërdrejt ndaj çmimit”, thotë nga KRRE.

Nga KRRE konsiderojnë se nevojitet qasje e pçërforcuar proaktive nga udhëheqësia e ngrohtores dhe vetëqeverisjes lokale në Çair dhe Butel që të mund të animohen më shumë përdorues.

Lidhur me nevojën për lidhje të tre sistemeve për ngrohje në Shkup, nga SHA ESM për Meta.mk shpjegojnë se sapo e kanë marrë veprimtarinë e prodhimit, distribuimit dhe furnizimit të energjisë termike në Qytetin e Shkupit nga BEG dhe se nevojitet më shumë kohë që të realizohet një projekt i këtillë.

“Në vijim janë duke u zhvilluar analiza të cilat do të na orientojnë drejt investimeve të mëtejme, për çka do të njoftojmë në interes të qytetarëve. Lidhur me SHA “Shkup Veri”, SHA ESM nuk ka kurrfarë ingerenca duke pasur parasysh se SHA “Shkup Veri” vetë e kryejnë veprimtarinë e tyre”, thonë nga SHA ESM lidhur me pyetjen për atë se çfarë do të mund të bëhet që të rritet numri i përdoruesve të ngrohjes dhe shfrytëzimit të ngrohtores “Shkup Veri”.

Përndryshe, përparësia e ngrohjes qendror do të thotë edhe ajër më i pastër për qytetarët e Shkupit, gjegjësisht drejtpërdrejt ndikon kundër ndotjes së ajrit. Rezultatet për Shkupin në muajt e dimrit tregojnë se pikërisht ngrohja, gjegjësisht ngrohja me drunj, është burim më i rëndësishëm në ndotjen e ajrit, tregon Studimi për proporciconim të ndotësve të ajrit në Shkup që u prezantua pranverën e kaluar.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike. Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht deri në prill të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button