Tupançeski: Për një kohë të shkurtër do të kuptohet nëse është zgjedhur personi i duhur për kryetar të PKOK-së

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski duke komentuar zgjedhjen e Islam Abazit në krye të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka thënë se nuk e njeh personalisht dhe se për zgjedhjen kanë vendosur prokurorët, por që së shpejti do të kuptohet se nëse është zgjedhur personi i duhur për atë pozicion. Tupançeski paralajmëroi gjithashtu se deri në fund të nëntorit duhet të lëshohet në përdorim salla më e madhe gjyqësore në vend, njofton Portalb.

“Në një interval të shkurtër kohor do të kuptohet se nëse është zgjedhur personi i duhur. Kanë votuar 163 prokurorë. Ata e bënë zgjedhjen. Është një funksion serioz ku trajtohen tema komplekse. Koha do të tregojë se cilat do të jenë rezultatet dhe besimi për atë prokuror publik. Në çdo profesion ka njerëz që e meritojnë ose jo. Duhet t’u japim mundësi të gjithëve”, theksoi Tupançeski në një intervistë për 360 gradë.

Ai konsideron se në të ardhmen do të ishte mirë që të ketë ndryshime lidhur me rregullat dhe kriteret më të rrepta për përzgjedhjen e personit të parë të kësaj prokurorie. Sipas Tupançeskit, problemi kryesor nuk është cilësia e ligjeve, por kapaciteti i institucioneve, integriteti dhe mënyra e dhënies së drejtësisë.

Në intervistë, ministri i Drejtësisë kumtoi se salla më e madhe gjyqësore në shtet do të lëshohet në përdorim deri në fund të nëntorit. Në të do t’iu gjykohet të paraburgosurve, si dhe personave të dënuar për krime të rënda penale kundër të cilëve zhvillohen procedura të tjera penale, ndërsa transporti i të cilëve deri te gjykatat është i rrezikshëm për sigurinë. Salla gjyqësore është e vendosur në Idrizovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button