Maqedonia e Veriut ka regjistruar rritje në qarkullimin industrial

Në shtator të këtij viti në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e qarkullimit industrial për 15.4 % në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, ashtu që rritje më e theksuar është regjistruar në tregun e jashtëm, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit shtator 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimit kapitale për 39.9 % dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 11.6 %, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4.2 % dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë 5.0 %”, raportojnë Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që krahasuar me gushtin e këtij viti, në shtator është regjistruar rritje prej 12 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button