Nesër luhet derbi i javës së XIV-të në Ligën e Maqedonisë së Veriut, garë për vendin e parë

Java e XIV-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të nxjerrë në fushë Strugën Trim&Lum dhe ekipin e Shkëndijës, të cilët kanë vetëm tri pikë dallim në krye të tabelës, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja Struga – Shkëndija do të luhet nesër duke filluar prej orës 13:00.

Në të njëjtën kohë do të luajë edhe ekipi i Shkupit kundër Skopjes, Tikveshi kundër Rabotniçkit dhe Akademija Pandev kundër Sileksit.

Të dielën do të luhet vetëm ndeshja ndërmjet Makedonija GJ.P. dhe Bregallnicës, ndërs Pobeda do të jetë e lirë këtë javë.

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet Struga me 27 pikë nga 13 ndeshje, e ndjekur nga Shkëndija me 24 pikë nga 13 ndeshja, kurse kampionët aktual Shkupi gjendet në vendin e katër me 22 pikë nga 12 ndeshje të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button