E Majta ka dorëzuar te kryetari Xhaferi propozimin e korrigjuar

Deputeti dhe kryetari i “Të Majtës” Dimitar Apasiev sot në konferencë për shtyp në Kuvend kumtoi se në kërkesë të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi ka dorëzuar parashtresë me shkrim për harmonizim procedural të propozimin iniciativës fillimisht të paraqitur për shpalljen e referendumit shtesë të obligueshëm, lidhur me propozimin francez, raporton MIA.

Ai me vërejtje se një muaj pas dorëzimit të iniciativës, gjegjësisht pas 35 ditëve, më saktë më 28 tetor, e ka marrë më në fund njoftimin nga kryetari i Kuvendit, edhe pse, siç thotë, në procedurë të rregullt kjo do të duhet të zgjasë pesë ditë, dhe se i është referuar dispozitave të papërshtatshme të rregullores.

“Më trajton si deputet dhe më drejtohet sipas neneve 135 dhe 136 si propozues i ligjit, që në këtë rast nuk është ashtu, sepse unë jam në cilësi të personit fizik, propozues i autorizuar si parashtrues i iniciativave civile. Në një rast të tillë relevante janë krejtësisht nene tjera nga Rregullorja dhe ato janë nenet 191 dhe 192. Harron ta citojë nenin më të rëndësishëm, që është neni 24, i cili neve si qytetarë na jep të drejtë të shkaktojmë vendime të cilat janë sjell nga ana e Kuvendit. Në Ligjin për çështje të tjera për të cilat vendos Kuvendi, Xhaferi thotë se ato çështje të tjera nuk mund të jenë konkludime. Dhe si mund të jenë konkludime, sepse pikërisht nën termin çështje të tjera hyjnë edhe konkludimet”, sqaron Apasiev.

Apasiev shton se Xhaferi interpreton se konkludimi është qëndrim i Kuvendit, që, siç vlerëson, është edhe një gabim juridik nga konsulentët e tij juridikë, sepse qëndrimi i Kuvendit sipas Rregullores shprehet me deklaratë dhe jo me konkludim. Si akt i përmbledhur administrativ, ai nuk është kompetent vetë të sjell një konkludim të tillë, gjegjësisht sipas ligjit ai duhet të marrë mendim paraprak nga dy organe punuese amë. Ai është Komisioni ligjvënës-juri dhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, ndërsa këtë ai nuk  e bën, nuk është kompetent sepse konkludimin e sjell plenumi, e jo kryetari i Kuvendit.

Ndryshe, propozimi i partisë “E Majta” për mbajtjen e një referendumi në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë, është refuzuar më 12 tetor nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me mundësinë që të pritet 15 ditë për korrigjimin e saj.

Më 28 shtator partia politike E majta pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dorëzoi propozim për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen një referendumi shtesë të detyrueshëm në të cilin do parashtrohej pyetja: “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”.

Apasiev më pas tha se mendon se për çështjet me interes kombëtar fjalën e fundit duhet ta ketë populli, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve shtoi se nuk pret që iniciativa e partisë E majta të ketë të njëjtat probleme si në rastin e iniciativës së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

Kujtojmë se, muajin e kaluar, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë me arsyetim se është në kundërshtim me nenin 118 dhe nenin 8 (paragrafi 1, alinea 11) të Kushtetutës, gjegjësisht se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button