Pas shkrimeve në media, M-NAV vendosi t’i dërgojë në trajnim 8 kandidatët e zgjedhur për kontrollues të fluturimit

Bordi Drejtues i M-NAV Shkup sot ka miratuar vendim që ta pranojë zgjedhjen e kandidatëve për trajnim për kontrollues të fluturimit, të propozuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Seleksionim të Kandidatëve dhe të japë udhëzime për punësimin e tyre në kohë të caktuar dhe dërgim në shkollim. Ata e kanë obliguar Komisionin që ta njoftojnë operatorin ekonomik për vendimin dhe të kërkojnë raportim për datën e fillimit të trajnimit, njofton Portalb.mk.

“Në asnjë moment nuk ka pasur asnjë mendim, a aq më pak kemi ndërmarrë veprime për shfuqizimin ose anulimin e shpalljes, ashtu siç u shkrua në media. E vetmja e saktë është që si udhëheqësi e këtij institucioneve në mënyrë të përpiktë u përmbahemi akteve normative”, thonë nga M-NAV.

Vendimi i këtillë erdhi pasi Sindikata e Kontrolluesve të Fluturimit akuzuan se tre drejtorë të “M-NAV” dhe drejtorë në Agjencinë Fahrudin Hamidi, Migjen Selmani dhe Vllatko Kërstevski, dëshirojnë ta anulojnë shpalljen për kontrollorë të fluturimit, pasi që prej 270 të paraqiturve, testin e kanë kaluar 8 kandidatë, në mesin e të cilëve nuk janë “personat e tyre”, e as fëmijët e paraqitur të funksionarëve nga BDI.

“Në mesin e 8 më të mirëve janë edhe tre djelmosha shqiptarë, të cilat janë ndër më të ranguarit sipas pikëve dhe testeve. Veçanërisht njëri i cili ka “shkelur” në testim”. Por, ata nuk janë të vërtetët që duhen të hyjnë”, thanë nga Sindikata.

Në një deklaratë për Portalb.mk, drejtori Hamidi, i hodhi poshtë pretendimet e Sindikatës.

“Absolutisht nuk është e vërtetë që njerëzit që nuk kanë librezë partiake nuk mund të punësohen. Të kishte qenë ai qëllim, ne nuk do të angazhonim kompani prestigjioze daneze për ta kryer këtë punë. Hera e parë në histori të këtij institucioni, bëhet në mënyrë maksimale transparente, që askush s’e ka bërë deri sot. Ne jemi ata profesionistë që më së miri e kryejmë këtë punë. Por, tani dikujt normalisht nuk i vjen mirë”, theksoi Hamidi në një deklaratë për Portalb.mk.

Sot nëpër media u njoftua se derisa 30 kontrollues dhe ekspertë kanë dhënë dorëheqje dhe do të rikthehen në punë nëse dërgohen në trajnim 8 kandidatët e zgjedhur.

Konkursi për kontrollues të fluturimit

Në fund të korrikut, me afat aplikimi deri më 19 gusht, MNAV shpalli konkurs për trajnimin e 8 kandidatëve për marrjen e lejes për kontrolli të fluturimit dhe punësim në kohë të caktuar në kohëzgjatje pre j1 vjet, me mundësi për vazhdim edhe të 1 viti.

Në konkurs kanë pasur të drejtë të paraqiten kandidatë prej 18 deri në 27 vjeç, ndërkaq paga bazë neto për këtë vend pune është 46.173 denarë.

Konkursi i plotë mund të shihet më poshtë:

Në këtë konkurs kërkohen kushte strikte, duke e pasur parasysh dhe natyrën e punës.

Megjithatë, në mesin disa kritereve që duhet t’i përmbushin kandidatët është edhe kalimi i testimit FEAST, sipas kritereve të Eurocotrol, i cili përbëhet prej disa testeve apo shkallëve dhe ndihmon ofruesit e shërbimeve të navigacionit ajro (ANSP) t’i identifikojnë kandidatët më të përshtatshëm për të kontrolluar trafikun ajror.

Testimin FEAST e përdorin vendet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Parimi i testimi është që secili kandidat t’u nënshtrohet të njëjtave kushte dhe të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Për këtë, MNAV, ka angazhuar një operator nga Danimarka – “Gate Aviation Training’ që ta zbatojë këtë testim.

Testi FEAST përbëhet nga: FEAST I, i përbërë nga një grup testesh të aftësive njohëse dhe një test i gjuhës angleze, dhe FEAST II, ​​me dy teste më komplekse me shumë detyra që në përgjithësi pasojnë përfundimin me sukses të FEAST I. Përveç kësaj, në FEAST III, ka një pyetësor personaliteti i disponueshëm dhe përdoret nga shumë organizatat përdoruese të FEAST testimit.

Sipas Sindikatës, shumica e kandidatëve të paraqitur në këtë konkurs nuk e kanë kaluar as shkallën e parë të këtij testi.

Detaje për testimin FEAST mund të gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button