Spasovski: Te njësiti “Tigri” u paraqit vetëm një shqiptar, por dështoi sepse nuk dinte not – ministri paralajmëroi edhe uniforma dygjuhëshe

Në emisionin “Rruga drejt” në “Alsat-M”, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski është pyetur për përfaqësimin e shqiptarëve në njësinë speciale antiterroriste të policisë “Tigri”, i cili është përgjigjur se në këtë njësi nuk ka rëndësi përkatësia etnike, transmeton Portalb.mk.

Spasovski shtoi se kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e parapara në këtë njësi elitare.

Si shembull ai tregoi një kandidat shqiptar që kaloi të gjitha testet për t’u bërë pjesë e repartit “Tigri”, por gjithçka dështoi pasi nuk dinte not.

“Nga të gjithë kandidatët që u paraqitën vetëm një ishte shqiptar. Filloi testet dhe arriti në kontrollet paraprake, por për shkak se nuk dinte të notonte, nuk mundi të vazhdonte më tej. Këtu nuk ka improvizime dhe nuk mund të bëni asnjë lëshim”, tha Spasovski.

Ministri njoftoi se më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm uniformat e policëve do të jenë dygjuhëshe, në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

“Deri në mars 2023 po kryhen të gjitha procedurat që uniformat e policisë të jenë dygjuhëshe. Kjo rregullore ka hyrë në fuqi në ditën e tetë pas miratimit dhe do të fillojë të zbatohet jo më vonë se një vit pas hyrjes në fuqi, ose më saktësisht më së voni më 26 mars 2023”, përfundoi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button