Raportime të reja për bomba në shkollat e mesme të Shkupit

Ekipet kundër terrorizmit të MPB-së sot janë sërish në terren, pas njoftimeve të reja për bomba në gjimnazin “Orce Nikolov”, transmeton Portalb.mk.
Momentalisht po evakuohen nxënësit dhe stafi, ndërsa MPB detaje më të hollësishme do të japë më vonë.
Alarmet paraprake për bomba ishin pas orës 14:00 kur nxënësit ishin në turnin e dytë dhe dy herët e fundit ndodhi herët në mëngjes kur të njëjtët nxënës ishin në turnin e parë.
Para një jave u arrestua një djalë 23-vjeçar, emri i të cilit figuronte në emailet e kërcënimit për bombë, por ai u la i lirë pasi kaloi një natë në stacion policor pasi u kontrollua shtëpia e tij dhe u konstatua se nuk kishte prova kundër tij.
Raportimet për kërcënime me bomba në shkollat e mesme në Shkup filluan dy javë më parë dhe që atëherë shkollat në kryeqytet janë evakuuar pesë herë.
Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.
Së fundmi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.
- LEXO: Dekani i Fakultetit të Sigurisë Dujovski: Raportimet për bomba në shkolla janë shembull klasik se si bëhet kërcënimi hibrid
- LEXO: Kovaçevski: Kërcënimet me bomba, luftë hibride për të nxitur frikë
- LEXO: Përsëri raportime për bomba në dy shkolla të Shkupit
- LEXO: Ishte mashtrim, kërcënimi për bomba në katër shkollat e Shkupit, vlerësoi Policia
- LEXO: Kërcënimet për bomba në shkollat e Shkupit nuk kanë të ndalur, u evakuuan përsëri nxënësit
- LEXO: Policia liroi të arrestuarin për kërcënimet me bombë dhe bastisi shtëpinë e tij
- LEXO: Policia sot ka arrestuar një person në lidhje me bombat në shkollat e Shkupit
- LEXO: Sërish kërcënim për bomba, u evakuuan gjashtë shkolla në Shkup
- LEXO: Spasovski për denoncimet e rrejshme për bomba: I dimë mejlet të cilët janë lëshuar nga jashtë shtetit
- LEXO: MASH: Shkollat duhet të mbeten mjedis i sigurtë për të rinjtë, ndërprerjet e mësimit nuk shkojnë në dobi të zhvillimit të tyre të rregullt
- LEXO: RMV, email i ri me paralajmërim se ka bombë në “Nikolla Karev”, nxënësit u evakuuan menjëherë
- LEXO: Edhe paraqitjet e sotme për bomba në nëntë shkollat e mesme të Shkupit janë të rrejshme
- LEXO: Spasovski për kërcënimet e rreme për bomba në shkolla: Kemi informacione fillestare se nga ku janë dërguar emailet
- LEXO: MPB: Kërcënimet për bombë në tetë shkollat e Shkupit janë të rrejshme