Raportime të reja për bomba në shkollat ​​e mesme të Shkupit

Ekipet kundër terrorizmit të MPB-së sot janë sërish në terren, pas njoftimeve të reja për bomba në gjimnazin “Orce Nikolov”, transmeton Portalb.mk.

Momentalisht po evakuohen nxënësit dhe stafi, ndërsa MPB detaje më të hollësishme do të japë më vonë.

Alarmet paraprake për bomba ishin pas orës 14:00 kur nxënësit ishin në turnin e dytë dhe dy herët e fundit ndodhi herët në mëngjes kur të njëjtët nxënës ishin në turnin e parë.

Para një jave u arrestua një djalë 23-vjeçar, emri i të cilit figuronte në emailet e kërcënimit për bombë, por ai u la i lirë pasi kaloi një natë në stacion policor pasi u kontrollua shtëpia e tij dhe u konstatua se nuk kishte prova kundër tij.

Raportimet për kërcënime me bomba në shkollat ​​e mesme në Shkup filluan dy javë më parë dhe që atëherë shkollat ​​në kryeqytet janë evakuuar pesë herë.

Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Së fundmi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button