Filloi skriningu dypalësh, Mariciq nga Brukseli: Është një nxitje për përparim më të shpejtë në reforma

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, pas përfundimit të pjesës së parë të takimit dypalësh për Kapitullin 5, “Prokurimet Publike”, i cili është në kuadër të Klasterit 1, “Vlerat Themelore”, deklaroi se. Ekipi negociator i RMV-së pati një fillim të shkëlqyer të skriningut dypalësh, me prezantime të qarta dhe të përgatitura mirë, të njohura edhe nga Komisioni Evropian, njofton Portalb.mk.

“Sot kemi shumë kënaqësi të nisim takimin e parë të skriningut dypalësh, këtë herë për kapitullin “Prokurimet Publike”, në kuadër të klasterit “Vlerat Themelore”. Ne patëm një fillim të shkëlqyer të skriningut dypalëshe, me prezantime shumë të qarta, të sakta, koncize nga ana jonë, të cilat u vlerësuan dhe u njohën nga ekspertët e Komisionit Evropian. Përveç prezantimeve të detajuara që i bëmë në fushën e kornizës ligjore dhe institucionale për prokurimet publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjëm edhe pyetjeve të Komisionit dhe treguam gatishmëri të lartë”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se kjo është një nxitje për ne që të vazhdojmë dhe t’i përfundojmë takimet e skriningut sa më shpejt dhe me sukses.

“Do të na japë një pasqyrë të plotë se sa të suksesshëm jemi, ku kemi ende shumë punë për të bërë dhe në çfarë afati kohor mund t’i përfundojmë negociatat. Ne kemi shumë energji, kemi shumë njohuri dhe po punojmë fort që të arrijmë objektivin e vendosur – anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”, tha Mariçiq.

Skriningu dypalësh filloi sot në Bruksel me takimin për kapitullin 5, “Prokurimet publike”, ndërsa ekipin negociator të RMV-së do ta udhëheqë Mariçiq.

Në takimin e parë të skriningut dypalësh ishin të pranishëm edhe zëvendësnegociatorja dhe sekretarja shtetërore Drita Abdiu-Halili dhe Zulfi Ismaili, ambasador në Misionin e Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në BE me seli në Bruksel.

Anëtarët e Grupit Punues për Kapitullin 5, në takimin skrining dypalësh, para ekspertëve të Komisionit Evropian u prezantuan kornizën legjislative të RMV-së dhe nivelin e pajtueshmërisë me ligjet e BE-së në këtë kapitull të procesit negociator.

Temat dhe fushat e trajtuara në këtë kapitull kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme të prokurimit publik, rregullimin e prokurimit publik në sektorin e përgjithshëm, në fushat e politikës sociale, mjedisit, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, inovacionit, mbrojtjes, koncesioneve, prokurimit të ilaçeve, prokurimet publike elektronike, si dhe aspektet ndërkombëtare në këtë fushë.

Institucion kompetent për këtë kapitull është Ministria e Financave, përkatësisht Byroja për furnizime publike, ndërsa grupin punues e udhëheq këshilltari shtetëror në Byronë për furnizime publike, Aleksandar Argirovski.

Takimi për skriningun shpjegues për kapitullin 5 të Klasterit 1, “Vlerat Themelore” u mbajt më 15 shtator, i cili në fakt nisi procesin e skriningut. Në atë takim, delegacioni i Komisionit Evropian prezantoi legjislacionin ligjor të BE-së në fushën e prokurimit publik, gjegjësisht u shpjeguan risitë në rregulloren evropiane nga viti 2018/2019 e deri më sot.

Një nga objektivat kryesore të skriningut është përcaktimi i dallimit që ekziston në secilin nga kapitujt e negociatave, ndërmjet legjislacionit të vendit kandidat dhe atij të BE-së. Pas analizës, shteti kandidat pritet të tregojë nëse do të mund të pranojë legjislacionin e BE-së në një kapitull të caktuar dhe të harmonizojë dallimet e vërejtura në legjislacion apo synon të kërkojë periudha të caktuara kalimtare për harmonizimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit.

Edhe pse Maqedonia e Veriut filloi negociatat me Bashkimin Evropian së bashku me Shqipërinë dhe së bashku ndjekin takimet e skriningut shpjegues, ato ndahen për skriningun bilateral dhe secili vend vazhdon të udhëheqë veçmas këtë fazë të skriningut.

Sipas kalendarit të Komisionit Evropian, procesi i skriningut për Republikën e Maqedonisë së Veriut është planifikuar të zgjasë deri në fund të nëntorit 2023.

Përndryshe, fillimi i procesit të skriningut si fazë e parë nga bisedimet për anëtarësim në BE dhe mbështetja e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me invazionin ushtarak ndaj Ukrainës i sollën Maqedonisë së Veriut vlerësim pozitiv nga BE-ja. Por, në raportin evropian për progresin e vendit, Komisioni Evropian sërish ka gjetur vërejtje për zbatimin e ligjeve, punën e Kuvendit, por edhe nevojën për më shumë transparencë gjatë miratimit të vendimeve shtetërore. Në raport, thuhet se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për thuajse të gjitha kriteret.

Prej sot -11 nëntor, e deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button