Ulje e çmimeve krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa rritje në krahasim me vitin e kaluar

Në Maqedoninë e Veriut në muajin shtator është regjistruar ulje e çmimeve në prodhimet industriale në krahasim me muajin gusht, ndërsa në krahasim me shtatorin e kaluar kemi rritje, transmeton Portalb.mk.

Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta për 0.2 % në nivel mujor dhe më të larta për 15.8 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritje vjetore më e madhë (43.1 %) është regjistruar te sektori i Furnizimit me energji elektrike, ndërsa te Industria përpunuese kemi rritje për 14.6%.

“Në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin qershor 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta në sektorin Miniera dhe gurorë për 2.3 % dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.6 % ndërsa në sektorin Industria përpunuese janë më të larta për 0.1 %”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button