MASH për humbjet e orëve nga kërcënimet me bomba: Shkollat të kompensojnë orët e humbura

Si pasojë e kërcënimeve me bomba, disa shkolla të mesme të Shkupit kanë humbur orë të mësimit dhe kjo ka vështirësuar procesin e vlerësimit-notimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thotë se orët e humbura duhet të kompensohen, transmeton Portalb.mk.

“Udhëheqësit e shkollave, të cilët janë më përgjegjës për procesin  arsimor, sipas rregullave  ligjore pozitive, kanë për detyrë të gjejnë mënyrën dhe deri në fund të gjysmë-vjetorit  të parë të kompensojnë orët e lëshuara. Vendi i nxënësve është në bankat e shkollës dhe çdo ndërprerje e mësimit pengon zhvillimin e duhur të tyre”, thanë nga MASH.

Nga atje shtojnë se në koordinim me MPB, pushtetin lokal , drejtoritë e shkollave dhe disa organizata partnere vendore  dhe ndërkombëtare punojnë në mbrojtjen e tyre duke rritur sigurinë në objektet shkollore.

Dje, disa shkolla në Shkup morën sërish kërcënim për bombë, i gjashti me radhë pasi i pari ishte dërguar në emailet zyrtare më 26 tetor. Të gjitha raportimet ishin të rreme deri më tani. Ministria e Brendshme nuk bën të ditur detaje nga hetimi. Një person është ndaluar një javë më parë, por ndaj këtij personi nuk ka pasur asnjë akuzë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button