Ekipi i vajzave i RMV-së në hendboll me humbjen e tretë përfundoi paraqitjen në Kampionatin Evropian

Skuadra e Maqedonisë së Veriut në hendboll për vajza ka humbur sonte nga Rumania me rezultat 31-23. Kjo ishte ndeshja e tretë për kombëtaren e vendit dhe humbja e tretë për hendbollistet e vajzave ku me këtë përfunduan garat e Kampionatit Evropian, ku RMV-ja është një nga bashkëorganizatoret së bashku me Slloveninë dhe Malin e Zi, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

RMV-ja së pari humbi nga Franca me 14:24, e më pas nga Holanda me 15:30 dhe në ndeshjen e fundit luajti ndeshjen më të mirë në të cilën shënoi më së shumti gola në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e trajnerit Ljubomir Savevski ishte kundërshtar i barabartë në pjesën e parë, por megjithatë nuk patën fuqi për të krijuar sensacion dhe në pjesën e dytë lejuan rumunet të ruajnë avantazhin.

Plasimin në fazën tjetër të grupit të Kampionatit Evropian, që po luhet në Shkup, e kanë siguruar Franca dhe Holanda, ndërsa dy kombëtaret sonte në një duel direkt nga ora 20:30 do të luajnë për vendin e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button