U arrestuan tre tifozë për prishjen e ndeshjes Shkupi – Shkëndija

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre tifozë të tifogrupit “Shvcercerat”, për shkak prishjes së ndeshjes Shkupi – Shkëndija që u zhvillua sot në mesditës në stadiumin e Çairit, transmeton Portalb.mk.

SDK sqaroi që të arrestuarit janë në stacionin policor, për shkak se janë futur në fushë për të sulmuar fizikisht futbollistët e Shkëndijës, në momentin kur futbollistët e Shkëndijës po festonin golin që sapo e shënuan në minutën e dhjetë.

Ndryshe, futbollistët e Shkëndijës u larguan nga fusha me ndihmën e njësive speciale. Futbollistët mysafir nuk u kthyen në fushë për të vazhduar ndeshjen, ndërsa pas ndërprerjes së ndeshjes, Federata vendosi për rezultatin zyrtar, 0-3.

Përveç Shkëndijës, në gjysmëfinale u kualifikua edhe Struga Trim&Lum e cila e fitoi sot ekipin e Bregallnicës. Makedonija Gj.P. do të jetë në gjysmëfinale pasi e fitoi Akademija Pandevin, ndërsa Sileksi përmes penaltive arriti të fitojë kundër Vardarit në çerekfinale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button