Përmes artit dhe kulturës “Europe House Shkup” e feston ditëlindjen e tretë

Nën moton “kultura ka rëndësi”, Europe Hose Skopje (Shtëpia e Evropës në Shkup) e feston ditëlindjen e tretë. Ata thonë se kjo ditëlindje është një pikë ku kombinojnë trashëgiminë kulturore me aftësitë, idetë dhe shpirtin e të rinjve.

“Përkatësitë kulturore dhe idealet tradicionale jo vetëm që luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e asaj se kush jemi, por gjithashtu na ndihmojnë ta shohim botën në një këndvështrim tjetër pozitiv. Ata janë një katalizator i ndryshimeve, një promovues i vlerave dhe një kunj për brezat e ardhshëm” .

Në kuadër të programit të ditëlindjes sot u hap ekspozita artistike e të rinjve në shtëpinë përkujtimore të Llazar Liçenoskit. Me një qasje inovative dhe krijime të ndryshme artistike, studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arteve prezantojnë vizionin e tyre, duke interpretuar karakterin dhe veprat e Liçenoskit. Llazar Liçenoski llogaritet një ndër themeluesit e pikturës bashkëkohore maqedonase.

This slideshow requires JavaScript.

Krijimet e mia artistike në këtë ekspozitë janë me karakter kritik për gjendjen aktuale të shtëpisë së Liçenovskit. Performanca im ka për qëllim të plotësojë element që i mungojnë kësaj shtëpie muze”, u shpreh për Portalb.mk Irena Petkovska, studente e artit.

“Nga përvoja im me të rinj, dua të theksojë se kam një kohë të gjatë që jam aktive në pinën me të rinj dikur përmes organizatave joqeveritare dhe sot përmes programeve të Galerisë Nacionale, mundet të them se të rinjtë janë shumë kreativ. Mendojë se të rinjtë kanë nevojë të shprehen artistikisht por mbi të gjitha është shumë e rëndësishme të ushqehen me art si nëpër shkolla ashtu edhe jashtë shkollave. Kultura është pjesë e pandashme e jetës tonë prandaj ne duhet ta duam dhe ta vlerësojmë artin. ” u shpreh Shqipe Mehemeti, koordinatore arti në Galerinë e Artit.

Artistët dhe stafi i Galerisë së Arteve thonë se shpirti I njeriut ushqehet me art ndaj dhe apelojnë që prindërit por edhe mësuesit sa më shpesh tu japin mundësinë fëmijëve të vizitojnë muzetë si dhe të gjithë aktivitet artistike që zhvillohen nga ky institucion.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të nëntorit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka tre “Europe houses” dhe atë në Shkup, Kriva Pallankë dhe Strumicë. Ambasadori i BE-së në Shkup ka deklaruar se po punohet në hapjen edhe të 4 shtëpive tjera evropiane në Strugë, Tetovë, Manastir dhe Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button