Parashihet të vendoset pllakë përkujtimore te vendi i Spitalit Modular, mbeturinat e të cilit nuk janë pastruar ende

Nuk është pastruar terreni nga mbetjet e objektit të spitalit modular i cili u dogj përpara se më shumë një vit dhe ku jetën humbën 14 persona. Autoritetet shëndetësore, për më shumë se tre muaj përsëritin deklaratat e njëjta se është në procedurë, pa dhënë përgjigje konkrete. Sot, ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Spitalit të Tetovës, thanë se është në fazë finale përzgjedhja e kompanisë që do bëjë të njëjtën, pa dhënë afat konkret. Drejtori i spitalit paralajmëroi se do të ndëohet pllakë përkujtimore për viktimat, shkruan Portalb.mk.

Objekti i spitalit të djegur modular tani më shërben vetëm si një përkujtues dhe një tragjedi e rëndë për tetovarët, pasi në të moti kohë kanë mbaruar hetimet. Por, largimi i tij, sipas autoriteteve zvarritet për shkak të procedurave ligjore.

Bekim Sali, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Bekim Sali, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali i pyetur për këtë tha se procedurat janë shumë të gjata, shpesh për shkak të paqartësive përmes institucioneve, cila i ka ingerencat dhe specifika e rastit që ishte, për arsye se ata nuk mundeshin të marrin masa pa dhënien e lejes nga ana e Prokurorisë.

“Pas marrjes së lejes ne e kishim fazën e dytë për kërkimin e kompanisë e cila do të merr mbi vete tërheqjen e mbeturinave. Shpresoj që jemi në fazën e fundit, këtu është edhe drejtori dhe i ka informacionet e largimit të mbetjeve”, tha Sali.

Nga ana tjetër, drejtori i Spitalit të Tetovës, Amir Elezi tha se janë në fazën e fundit të procedurës për largim, ku janë paraqitur tre ofertues.

Amir Elezi- drejtor i Spitalit të Tetovës, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Amir Elezi- drejtor i Spitalit të Tetovës, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Në suaza të të gjithë asaj procedurës për prokurime publike që duhet ti nënshtrohemi jemi në fazën kur shqyrtohen ofertat e tre ofertuesve. Shkaku se janë procedura teknike, së shpejti do të eleminohen mbetjet. Afat nuk ka momentalisht shkaku se nuk dihet sa zgjasin procedurat, duhet edhe pak durim”, tha Elezi.

I pyetur nga Portalb se përse po zgjat kaq shumë kjo procedurë pasi tani e disa muaj thonë se që disa muaj thonë se janë në procedurë për përzgjedhjen e ofertuesit, Elezi u përgjigj kështu:

“Shkaku i të gjithë procedurave burokratike, nuk mund të kemi përjashtim nfaj ligjeve dhe procedura. E kuptoj dhe jam me ju në këtë pjesë se institucionet shëndetësore ndonjëherë kanë dinamikë tjetër pune dhe përballen me problematika tjera të ndjeshme edhe për mbarë popullatën.”

Ndër të tjera ai tha se parashohin që të vendosin pllakate përkujtimore për viktimat e tragjedisë.

Kështu duket sot ky objekt, përreth parkohen vetura si dhe ende vjen erë e djegur.

This slideshow requires JavaScript.

Zvarritje deklaratash

Në muajin korrik nga Spitali i Tetovës për Portalb.mk thonë se janë në fazat dhe proceduat e fundit dhe se brenda  një-dy javësh do ishte më e qartë.

Në muajin gusht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali i Tetovës thanë se objekti do largohej së shpejti pa precizuar se kur dhe se po zhvillohej procedura e ankandit e përcaktuar me ligj për mbledhjen e ofertave për heqjen e pjesëve të mbetura të objektit.

Në muajin tetor Ministria e Shëndetësisë tha se Spitali i Tetovës është në proces të përzgjedhjes së kontraktorit për largimin e mbetjeve të spitalit modular.

Përndryshe, gjykimi për rastin e Spitalit Modular nuk ka filluar ende pasi senaca ëshë anuluar tre herë për shkaqe të ndryshme si ajo e mosparaqitjes të akuzuarve në seancë, mospërzgjedhjes së avokatëve dhe mungesës së njërit avokat në seancën e fundit. Seanca e radhës është caktuar për me 7 dhjetor.

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht. Kujtojmë që objekti i djegur nuk është larguar ende.

Ministri dhe Drejtori i spitalit deklaratat i dhanë pas pranimit të aparaturave donacion për repartin e kirurgjisë torakale nga  Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordnim- TIKA në vlerë prej rreth 60 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button