Ndërhyrje nga policia, mbaroi ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës

Në ora 13:00 në Çair filloi ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijes në kuadër të çerefinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 10-të arritën të shënojnë mysafirët. Menjëherë pas zhbllokimit të rezultatit, tifozët u futën në stadium për të sulmuar futbollistët.

Për të ndërprerë përleshjen fizike që po eskalonte mes tifozëve dhe futbollistëve, ndërhyri policia.

Me përcjellje të policisë, futbollistët mysafir u kthyhen në zhveshtore për të mos vazhduar ndeshjen.

Në të njëjtën kohë po zhvillohen edhe tri ndeshje tjera çerefinale në Kupën e Maqedonisë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button