Përsëri raportime për bomba në dy shkolla të Shkupit

Dy shkolla të Shkupit edhe sot në mëngjes përmes email-adresave të tyre kanë marrë njoftime për bomba të vendosura në objektet e tyre. Njëra prej shkollave, sipas informacioneve të MIA-së, është shkolla e mesme “Josip Broz Tito” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Momentalisht, siç informojnë MPB-ja për MIA-, po ndërmerren masa për evakuim të sigurt nëpër shkolla, si dhe janë duke u bërë kontrolle antiterroriste.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë për MIA-n nga MPB.

Raportimet për kërcënime me bomba në shkollat ​​e mesme në Shkup filluan dy javë më parë dhe që atëherë shkollat ​​në kryeqytet janë evakuuar pesë herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button