Jolevski për Abazin: Duhet t’i jepet hapësirë, të shohim se si do të dëshmohet

Pas zgjedhjes së Islam Abazit për shef të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për të cilin opinion reagoi se është i panjohur dhe i afërt me BDI-në, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Antonio Jolevski deklaroi në Top Tema në TV Telma se, duhet t’i jepet hapësirë që të dëshmohet, posaçërisht sepse rezultatet e tij si udhëheqësi i Prokurorisë së Gostivarit janë të pakontestueshme, transmeton Portalb.mk.

“Komuniteti ynë është i vogël dhe edhe pse të gjithë janë të izoluar njëri nga tjetri, në kuptim që çdokush punon në rajonin e tij, megjithatë shumica njihen. Momentalisht jemi 163 nga 244 prokurorë të nevojshëm. Asnjëherë nuk kemi ardhë te ai numër 244, të themi se ai numër është optimal ose duhet më shumë. Momentalisht tre prokurorori nuk kanë asnjë prokuror. Në këtë rast, duhet t’i jepet hapësirë Abazit, të dëshmohet siç u dëshmua në prokurorinë e Gostivarit. Ky prokuror aty duhet të menaxhojë siç menaxhonte me prokurorinë e Gostivarit dhe nga e papërditësuar ta bëjë të përditësuar, në të cilën do të veprojnë prokurorët, kuptohet me pjesëmarrjen e tij. Për këtë them se duhet t’i jepet hapësirë, të shohim se si do të dëshmohët, sepse në prokurorinë e Gostivarit kishte mijëra lëndë dhe erdhën në situatë t’i zbardhin pjesën e mbetur në periudhën e tij 4 vjeçare”, tha Jolevski.

Në një garë të ngushtë dhe me vetëm dy vota më shumë se Ermon Neziri, Islam Abazi u zgjodh shef i ri i prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Fjala është për prokuror nga Zajazi, vendlindja e Ali Ahmetit, lideri i BDI-së, ndërsa funksionari i parë qeveritar që iu drejtua publikisht Abazit pas zgjedhjes së tij është zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu nga radhët e kësaj partie.

Abazi në këtë funksion vjen nga pozita e udhëheqësit të Prokurorisë së lartë publike në Gostivar.

Ai është i vetmi nga katër kandidatët që nuk ka dashur të komunikojë me mediat në periudhën e kaluar.

LEXO: E njoh Ali Ahmetin si bashkëfshatar, por s’kam kontakte personale, tha shefi i Prokurorisë për Krim të Organizuar Islam Abazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button