MALMED ka dorëzuar kallëzim penal kundër Zhan Mitrevit për shkak të testimeve klinike të padeklaruara

Agjencia e barnave dhe mjeteve mjekësore (MALMED) ka dorëzuar kallëzim penal kundër Zhan Mitrevit, për shkak se testimet klinike që i ka kryer ndaj pacientëve me Covid – 19, nuk kanë qenë të paraqitura, shkruan IRL, transmeton Portalb.mk.

Ligji parasheh denim  gjobë prej 50 mijë euro nëse nuk ka respektuar rregullat rigoroze për kryerjen e provave klinike. Provat duhet të miratohet dhe vëzhgohet nga komisioni klinik dhe etik në MALMED, ndërsa pacientët duhet të njoftohen se janë pjesë e një testimi klinik dhe trajtimi është falas.

Avokatët e Zhan Mitrevit pretendojnë se, klinika nuk ka pasur nevojë t’i paraqesë testimet klinike për shfrytëzimin e hemofiltrimit te pacientët me Covid – 19, sepse në të vërtetë nuk bëhet fjalë për testim të vërtet klinik.

“Bëhet fjalë për  artikull të zakonshmë, siç e kanë për obligim ta bëjnë të gjithë institutet shëndetësore, posaçërisht në kushte të pandemisë dhe krizës botërore. T’i informojnë dhe t’u dorëzojnë informata të gjitha mediave me qëllim që të bëhet shkëmbimi I njohurive dhe përvojave”, tha njëri nga avokatët e Zhan Mitrevit për IRL-në.

Ai shtoi se, është e pakontestueshme që punimet janë publikuar në botime ndërkombëtare, por për shkak të gabimit teknik të njëjtat janë theksuar si studime.

Testimi klinik për shfrytëzimin e hemofiltrimit te pacientët me Covid-19 në gjendje kritike, është publikuar në korrik të vitit 2020. Në publikim është theksuar se bëhet fjalë për studim klinik i cili ka për qëllim të dëshmojë nëse hemofiltrimi ka efekte positive nëse shfrytëzohet te pacientët me covid.

Kujtojmë se, për mënyrën e mjekimit të pacientëve me covid – 19 nga ana e Zhan Mitrevit, pronar i klinikën private me të njëjtin emër, u publikua një hulumtim gazetaresk nga IRL, ndërsa pas hulumtimit Prokuroria Themelore hapi lëndë. Mitrevi pretendon se, informatat e paraqitura në këtë hulumtim janë të pavërteta.

Zhan Mitrevi ka dorëzuar garanci prej 1 milion eurove se nuk do të arratiset në kuadër të hetimit që udhëhiqet kundër tij për vepër penale mashtrim.

Garancia, siç thonë nga Prokuroria, është dorëzuar përpara në shtator, pasi që paraprakisht Prokuroria e Shkupit me hapjen e hetimit ka urdhëruar t’i merret pasaporta, që u pranua edhe nga gjykata.

Zhan Mitrev, siç kumtoi paraprakisht Prokuroria Publike, për periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim që për personin juridik – institucion shëndetësor privat të sigurojë dobi pronësore të paligjshme, duke paraqitur fakte të rrejshme i ka hutuar pacientët e mjekuar nga KOVID-19 me metodën e hemofiltrimit.

Nga Prokuroria Publike Shkup, konfirmuan se doktor Zhan Mitrev është thirrur për t’u marrë në pyetje për disa rrethana të caktuara lidhur me një lëndë të formuar pas zërave të dalë të PTHP Shkup.

Prokuroria më 18 korrik të këtij viti, pas zërave të dalë e formoi një lëndë, pasi IRL e publikoi një hulumtim për punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe doktor Zhan Mitrev.

Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED.

Në publikimet shkencore të publikuara në bazë të studimeve klinike në “Zhan Mitrev”, shkruan edhe se një pjesë e madhe e pacientëve kanë marrë infeksione interhospitale gjatë kohës së mjekimit. Atë e konfirmojnë edhe një pjesë të familjarëve të pacientëve të vdekur në spital. Sipas Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Klinika “Zhan Mitrev” asnjëherë nuk ka paraqitur paraqitje të infeksioneve interhospitale, edhe pse sipas ligjit duhet t’i njoftojë organet shtetërore.

Të gjitha lajmet në lidhje me rastin mund t’i lexoni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button