Qyteti i Shkupit e prishi marrëveshjen me kompaninë e autobusëve “MakEkspres” për shkak higjienës, ekologjisë dhe rregullshmërisë

Rregullshmëria, higjiena dhe standardet ekologjike, u theksuan si arsye kryesore pse Qyteti i Shkupit e prishi marrëveshjen mes Ndërmarrjen për Qarkullim Publik – NQP Shkup dhe kompanisë “MakEkspres”, transmeton Portalb.mk.

“Ndërmarrja për Qarkullim Publik – NQP Shkup sot ka shkëputur marrëveshjen me transportuesit privat “MAKEKSPRES”, ndërsa linjat që qarkullonin autobusët privat, prej tani do të zëvendësohen me autobusët e NQP Shkup, ashtu që transporti i udhëtarëve të vazhdojë pa pengesa”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Arsye për prishjen e marrëveshjes theksohet të jetë kushtet gjatë kryerjes së transportit publik, duke vlerësuar që qytetarët e kanë humbur besimin në transportin publik për shkak këtyre arsyeve.

“Fatkeqësisht duhet të konstatojmë që “MAKEKSPRES” deri në momentin e prishjes së marrëveshjes, nuk ka arritur të sigurojë modernizimin e autobusëve me standard ekologjike, nivel themelor të pastërtisë në autobusë dhe jorregullshmëria në pikëndalesat e autobusit”, deklarojnë nga Qyteti.

Ndryshe, derisa transportuesi privat i autobusëve të transportit publik të Shkupit, “Makekspres” edhe në fillim të muajit nuk i ka lëshuar në qarkullim linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54, pasi që siç thonë, nuk kanë marrë para nga Qyteti i Shkupit, nga zyra e Danella Arsovskës për Portalb.mk kishin paralajmëruar se “te një grup transportuesish privat” janë regjistruar një sërë parregullsish dhe për këtë mund të ketë ndryshimi të kompensimit financiar për shërbimet e tyre.

Shkupi më 20 tetor mbeti pa transport publik për herë të parë në historinë e tij, autobusët e NTP “Shkupi” nuk qarkulluan nëpër rrugë për shkak të rrogave të papaguara të punëtorëve. Qyteti i Shkupit në një seancë të jashtëzakonshme ridestinoi 2 milionë euro nga projektet tjera të parapara në buxhet për subvencione për Shërbimin Shëndetësor Publik, në mënyrë që të bëhet ndarja e pagave. Por ato para nuk mjaftojnë për të paguar transportuesit privatë, ndaj akoma ka borxh ndaj tyre rreth 1.2 milionë euro.

Prej vitit 2016-të, autobusët privat qarkullojnë në kuadër të NTP-së. Sipas vendimit të atëhershëm të Këshillit të Qytetit të Shkupit, atyre u paguhet 61 denarë për 1 kilometër të kaluar.

Në maj të këtij viti, Portalb.mk alarmoi se për shkak të mospagesës së mjeteve financiare nga Qyteti i Shkupit, shoferët e linjës 19-të dhe 20 pa paralajmëruar kanë ndërprerë qarkullimin e linjës. Me këtë u krijua kaos pasi që tërë Komuna e Shuto Orizares mbeti pa transport publik dhe një pjesë e Komunës së Çairit.

Pas shkrimeve të Portalb.mk, përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit u takuan mepërfaqësuesit e kompanisë private “MAKEKSPRES” dhe deklaruan që janë marrë vesh që Qyteti t’ua paguajë 60% të borxhit dhe me këtë do të normalizohet linja.

Autobusë falas për të gjithë qytetarët” – ishte kyeprojekti i Arsovskës, të cilin e premtoi gjatë fushatës zgjedhore, por një vjet pasi i ftoi zgjedhjet, sot qytetarët të cilët udhëtojnë me linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 nuk kanë mundësi të udhëtojnë, as me para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button