Po hetohet ndotja me lindan e tokës dhe ujit në Pelenicë

Po hetohet ndotja e tokës dhe ujërave nëntokësore në lokalitetin Pellenicë afër Draçevës, ku janë groposur mbetjet e rrezikshme të lindanit nga OHIS. Ky është hetimi i parë i gjendjes së mjedisit jetësor në këtë lokalitet që prej tre vjetësh që u ngrit një gardh për të parandaluar lëvizjen në zonën e kontaminuar. Nuk dihet se sa mbetje janë të groposura në Pelenicë dhe as ndikimi i tyre në mjedis. Deri para pak kohësh, opinioni as që e dinte se këtu kishte lindan, përveç deponisë së madhe dhe të vogël që ndodhet në hapësirë e ish-kombinatit kimik, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Hetimet në terren, sipas informacioneve nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, nga ku kanë bërë inspektim vizual të punimeve në terren, po kryhen gjatë kësaj jave.

“Nga data 7 deri më 11 nëntor do të kryhet hetim i detajuar i zonës së Pelenicës duke marrë dhe analizuar mostrat e tokës dhe ujërave nëntokësore për të përcaktuar shkallën dhe masën e ndotjes së lokalitetit me mbetje lindani. Kompania Deakos Ema së bashku me nënkontraktorin TAUW nga Holanda janë përzgjedhur në shpalljen e prokurimit publik të publikuar nga MMJPH për të kryer këtë hulumtim”, bëri të ditur Inspektorati dhe shtoi se ndotja do të monitorohet edhe nga një ekip audit i përbërë nga profesorë të Institutit të Kimisë në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës.

Rreziku që fshihet në lokalitetin Pelenicë është temë për të cilën Portalb.mk dhe Meta.mk ka shkruar disa herë në katër vitet e fundit. Sipas informacioneve, supozohet se lindani është depozituar këtu në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar nga OHIS, pasi u ndalua prodhimi dhe përdorimi i tij. Ndërkohë, Pelenica përdorej për organizimin e ekskursioneve shkollore, përpara të rrethohej dhe lëvizja ndalohej tre vite më parë.

Lindani klasifikohet nga Shoqata ndërkombëtare për  hulumtimin e kancerit si kancerogjen i grupit 1 me prova të mjaftueshme që shkakton limfomën jo-Hodgkin. Është një kimikat rezistent që nuk shpërbëhet në mjedis për një periudhë të gjatë kohore. Meqenëse është një substancë e paqëndrueshme, ajo shpërndahet nga toka e kontaminuar dhe gjithashtu përmbahet në grimcat PM. Ekspozimi ndaj lindanit mund të ndodhë nga konsumimi i ushqimit të kontaminuar ose nga thithja e ajrit të kontaminuar me lindan. Ekspozimi kronik (afatgjatë) i inhalimit ndaj lindanit tek njerëzit është shoqëruar me çrregullime të mëlçisë dhe gjakut, si dhe me çrregullime të sistemit nervor, kardiovaskular, imunitar dhe riprodhues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button