RMV, konkurs për kthimin e mjeteve për instrument muzikor të blerë për vitin 2022/2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur konkurs për kthimin e një pjese të  paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të  rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilën realizohen plane dhe programe për art muzikor dhe në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e studentëve të rregullt të regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë ku realizohen programet studimore nga fusha e muzikës, transmeton Portalb.mk.

Konkursi i publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës rendit kushtet që duhet të plotësohen, dokumentet e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit për kthimin e mjeteve për instrumentin e blerë muzikor. Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 60 ditë nga shpallja e konkursit

Për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme, shtypni këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button