“Kuzhinieri i Putinit” Evgeny Prigozhin pranoi ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane

Biznesmeni rus Yevgeny Prigozhin pranoi dje se ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe tha se do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen. Ky është pranimi i parë i diçkaje që Perëndimi e ka fajësuar prej kohësh, që vjen nga një person që është akuzuar nga Uashingtoni zyrtar se po përpiqet të ndikojë në politikën amerikane, raporton Reuters.

Në komentet që departamenti i marrëdhënieve me publikun i “Concord”, kompania për ketering e Prigozhin, postoi në rrjetin social rus VKontakte, Prigozhin pranoi përfshirjen dhe tha se do të vazhdonte ta bënte.

“U përziem (në zgjedhjet në SHBA), jemi përzier tani dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë. Me kujdes, me saktësi, në mënyrë kirurgjikale dhe në mënyrën tonë, sepse ne e dimë se çfarë po bëjmë”, thuhet në koment.

Komenti është publikuar një ditë para zgjedhjeve “parlamentare” në SHBA, pra zgjedhjeve për anëtarët e rinj të Kongresit dhe Senatit dhe është përgjigje për një pyetje të një media ruse online.

“Në operacionet tona të sakta, do të heqim përnjëherë edhe veshkat dhe mëlçinë”, thotë Prigogine pa lënë të kuptohet më tej kuptimi i mesazhit misterioz.

Prigozhin shpesh quhet “kuzhinieri i Putinit” sepse kompania e tij e hotelierisë ka një kontratë furnizimi me Kremlinin. Ai është akuzuar zyrtarisht për sponsorizimin e “fermave të trolleve” ruse që synojnë të ndikojnë në politikën amerikane.

Në korrik, Departamenti i Shtetit ofroi shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion mbi Prigogine në lidhje me “përfshirjen në ndërhyrjen në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara”. Prigogine është nën sanksione nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe.

Deri në luftën në Ukrainë, Prigozhin nuk ishte shumë prezent në publik, por u bë më i zëshëm gjatë luftës, ndërsa shpesh ktitikonte arritjet e gjeneralëve rusë.

Në shtator, ai pranoi se themeloi organizatën mercenare “Wagner Group”, e cila është aktive në Siri, Afrikë dhe Ukrainë.

Të premten, Wagner Group hapi një qendër teknologjike mbrojtëse në Shën Petersburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button