Meta përgatitet për largime masive nga puna, ndërsa mbarë industria e teknologjisë po vuan

Kompania mëmë e Facebook pritet të fillojë largime masive nga puna kësaj jave pas disa muajsh paralajmërime nga ekzekutivë të kompanisë se shkurtime ishin duke ardhur, transmeton pcworld.al.

Në javët e fundit Meta tha se nuk kishte bërë më oferta të reja pune, të ofronte punonjësit jashtë kompanisë dhe të aprovonte transferime të brendshme ndërsa kompania po rishikonte sesi ti japë prioritet më mirë burimeve njerëzore sipas një memo postuar në bordin e brendshëm të kompanisë dhe shikuar nga The Washington Post.

Por shkurtimet, fillimisht raportuar nga the Wall Street Journal, mund të fillojnë nga dita e Mërkure dhe mund të jenë largimet e para nga puna në shkallë të gjerë në 18 vite histori të kompanisë.

Trendi mund të përhapet në mbarë sektorin e teknologjisë e cila kohët e fundit ka parë shumë emra të mëdhenj të shkurtojnë stafin apo të ngrijnë rekrutimin.

Pas disa vitesh fitime të rritje dhe sukses që nuk mbaronte kurrë, gjigantët e Silicon Valley janë detyruar të menaxhojnë më mirë resurset e tyre në kushte ekonomike të paqarta. Disa reklamues dixhitalë po anulojnë planet e shpenzimit ndërsa rritja e inflacionit ka krijuar paqëndrueshmëri tregu. Edhe pse shumë platforma interneti përjetuan një boom gjatë pandemisë kur njerëzit qëndronin në shtëpi për shkak të Covid-19, vaksinat dhe kufizimet në rënie të lëvizjes së lirë ju kanë dhënë reklamuesve dhe përdoruesve alternative offline krahas medias sociale.

Meta, në veçanti, po përballet me konkurrencë të fortë në reklamim nga rivalë të rinj si Tiktok dhe Snapchat. Metoda e reklamimit të shënjestruar që e shndërruan Meta në një gjigant ekonomik morën një goditje vitin e kaluar kur Apple prezantoi kufizime të reja privatësie që detyruan krijuesit e aplikacioneve tu kërkojnë përdoruesve leje përpara se të gjurmojnë aktivitetin e tyre në internet dhe që shumë përdorues duket ta kenë refuzuar.

Lëvizja mund të nisë një valë shkurtimesh në mbarë sektorin e teknologjisë, e këtu mund të përmendim edhe Twitter, që shkurtoi afro gjysmën e fuqisë punëtore javën e kaluar një javë pasi miliarderi i teknologjisë Elon Musk e bleu.

Shërbimet taksi si Lyft zbuluan planet për largimin e 13 përqind të stafit. Sistemi i pagesave online Stripe do të shkurtojë 14% të fuqisë punëtore. Chime 12 përqind, Zillow dhe GoFundMe me 5 dhe 12 përqind respektivisht.

Apple dhe Amazon kanë urdhëruar ndalimin e punësimeve të reja.

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha gjatë takimit të fundit me investitorët se Meta do të mbyllte këtë vit në një njëjtën vlerë tregu në mos më të ulët sesa vitin e kaluar.

Largimet nga puna vinë ndërsa firmat e teknologjisë i tremben një recensioni dhe po garojnë për të ulur kostot. Rezerva Federale Amerikane rriti interesat për herë të katërt dhe sektori i teknologjisë është goditur më rëndë prej tyre sipas profesorit të financave në Universitetin e Vaderbilt Josh White.

Aseti më i madh i kompanive të teknologjisë është fuqia e tyre punëtore dhe jo pajisjet apo materialet e kushtueshme që bizneseve në industri të tjera. Dhe financimi i borxhit të kompanive teknologjike mbështetet në interesa bankare të qëndrueshme.

Kur interesat rriten, veçanërisht me shpejtësi, bëhet shumë më e kushtueshme për kompanitë e teknologjisë të vazhdojnë të marrin kredi. Dhe me pak hapësira ku mund të ulin kostot për të ruajtur fitimin, nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm se të shkurtojnë stafin.

“Është një manifestim i ngadalësimit të industrisë së teknologjisë,” tha White. Dhe industria e teknologjisë gjithmonë goditet më rëndë sesa asnjë për shkak se fitimi gëlltitet nga interesat më të larta.

“Që ata të bëjnë para duhen vite. Mendoj se po shohim një zbutje e cila është tipike e masave të shkurtimit të kostove kur shohim një ekonomi në ngadalësim. Vlera e tyre vjen nga pronësia intelektuale që janë patentat, sekretet tregtare ose njerëzit. Ju nuk mund të shkurtoni koston e patentave e as të sekreteve tregtare. Kjo lë vulnerabil njerëzit. Pikërisht këtu duhet të shkurtoni kostot.”

Meta në veçanti ka përdorur 13 muajt e kaluar për rishpikur vetveten në një lider në metaverse. Në Shkurt, platforma e saj flagship Facebook raportoi humbje përdoruesish për herë të parë dhe prej muajsh e kemi parë të humbasë pjesë tregu kundrejt TikTok.

Zuckerberg ka sinjalizuar se kompania ka kaluar përtej mentalitetit të Facebook, veçanërisht në vazhdën e skandaleve të privatësisë, algoritmet që përdor dhe sigurinë e përdoruesve.

“Facebook është një prej produkteve teknologjike më të përdorura në botë. Por nuk përfshin çdo gjë që ne bëjmë,” tha ai në Tetor të 2021 kur njoftoi ndryshimin e emrit të kompanisë. “Aktualisht, marka jonë është tejet e lidhur me një produkt dhe nuk mund të përfaqësojë çdo gjë që ne bëjmë.”

Por largimet nga puna mund të shihen edhe si tregues i një tranzicioni më të ngadaltë sesa kishte besuar kompania. Kalimi i përdoruesve në metaverse ka bërë që produktet e reja të Meta të mos përmbushin pritshmëritë e konsumatorëve.

“Kompanitë shpesh tentojnë të rishpikin vetveten ose kalojnë në një fazë rritjeje, dhe kjo ishte ajo çfarë Zuckerberg po përpiqej të bënte me Facebook dhe Instagram,” tha White. “Kalimi drejt metaverse ishte një përpjekje e tij për tu kthyer në rritje. Por nganjëherë këto manovra nuk funksionojnë.”

Muajin e kaluar Meta raportoi për herë të dytë rënien e të ardhurave dhe do të humbiste më shumë para në investimin e saj drejt metaverse. Por kompania u shpreh optimiste nisur nga rritje e përdoruesve në Facebook dhe aplikacione të tjera krahasuar me një vit më parë.

Gjatë telefonatës me investitorët në Tetor, Zuckerberg shtoi se kompania mund të tejkalojë kërcënime e mëdha makroekonomike dhe konkurrencën e egër në reklamim me investime në produkte të reja, pse jo të kopjojnë strategjinë me inteligjencë artificiale që e ka bërë TikTok aq të suksesshëm.

Kompanitë e teknologjisë po vuajnë përballë ngadalësimit të rritjes me shqetësimet rreth ekonomisë dhe inflacionit në rritje të cilat kanë shtyrë Wall Street të mendojë nëse është përballë fundit të një epoke, asaj të dominimit të kompanive të teknologjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button