Shefi i NATO-s foli me Kurtin e Vuçiqin, u bën thirrje të përmbahen nga veprimet e njëanshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Koha.net.

Stoltenberg në një postim në Twitter ka treguar se u ka bërë thirrje Kurtit e Vuçiqit që të përmbahen nga veprimet e njëanshme që do të mund të shkaktonin përshkallëzim.

“Kam biseduar me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtitn për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kam bërë thirrje të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë përshkallëzim. Dialogu është mënyra e vetme para. NATO_KFOR-i mbetet vigjilentë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Për bisedën me Stoltenbergun ka njoftuar edhe Presidenca e Serbisë.

“Presidenti Vuçiq ia ka cekur sekretarit të përgjithshëm të NATO-s se Prishtina brutalisht po i shkel Marrëveshjet e Brukselit me lëvizjet e saja të njëanshme, me përjashtimin e komandantit serb të Policisë në veri, Nenad Gjuriq, dhe me veprimet jolegjitime sa i përket targave. Dhe ka gati dhjetë vjet që ka refuzuar ta themelojë Asociacionin e Komunave Serbe. Ai shtoi, se përkundër këtyre, Serbia përpiqet ta mbajë paqen dhe stabilitetin dhe mbetet e përkushtuar në këtë. Po ashtu është biseduar për rëndësinë e rolit të KFOR-it dhe konbtakti direkt i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë me komandantin e forcave të NATO-s në Kosovë e M”, është thënë nga Presidenca e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button