Deri 100 mijë denarë mbështetje për nxënësit dhe studentët e Maqedonisë së Veriut për blerjen e instrumenteve muzikore

Nxënësit dhe studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin mbështetje deri 100 mijë denarë për blerjen e instrumenteve muzikore për vitin shkollor dhe akademik 2022/23, transmeton Portalb.mk.

“Ministria bën kthimin e një pjese të  paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të  rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilën realizohen plane dhe programe për art muzikor”, deklarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria sqaroi që e njëjta vlen edhe për studentët nga fusha e muzikës, duke theksuar që Konkursi do të jetë i hapur 60 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button