ESHS: Kostoja e jetesës në tetor është rritur gati 20% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) njoftoi sot se kostoja e jetesës muajin e kaluar (tetor) krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur me 19,8 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 15,4 për qind, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Krahasuar me shtatorin e këtij viti, kostoja e jetesës është më e lartë për 1.4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0.6 për qind.

Sipas ESHS-së, rritje çmimesh krahasuar me muajin shtator ka pothuajse për të gjitha produktet dhe shërbimet, përveç vajit dhe yndyrave, shërbimeve akomoduese, aranzhmaneve turistike, tapeteve dhe mbulesave të tjera të dyshemesë, transportit ajror dhe disa të tjera.

Rritje e indekseve të kostos së jetesës në tetor 2022, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur në perimet e freskëta, përveç patateve dhe frutave të tjera me 7.3 për qind, qumështi me 5.9 për qind, djathi dhe gjiza me 5.7 për qind, mishi me 3.6 për qind.

Sipas ESHS-së, rritja e indekseve të kostos për peshkun dhe prodhimet e detit është më e lartë me 2,8 për qind.  Buka dhe drithërat me 1,8 për qind, kafeja, çaji, kakaoja me 1,4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe produktet e ëmbëlsirave me 1,1 për qind, vera me 0,9 për qind, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve me 0,5 për qind, birra me 0,4 për qind dhe pijet alkoolike me 0,3 për qind.

Në tetor, sipas ESHS-së, rënie e indeksit të kostos së jetesës është vërejtur edhe në shërbimet e akomodimit me 12,4 për qind, aranzhimet turistike me 10,4 për qind, qilimat dhe mbulesat e tjera të dyshemesë me 4,5 për qind, transporti ajror i pasagjerëve me 1,7 dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button