Bilall Kasami nuk do të marrë pjesë në takimin e sotëm të liderëve

Kryetari i lëvizjes Besa Bilall Kasami nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të partive politike parlaentare që po mbahet sot, i thirrur nga kryeministri dhe krytari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, transmeton Portalb.mk.

Arsyeja e mos-marrjes pjesë në këtë takim, sipas Kasamit është se “ky takim është thirru për të shpëtuar BDI-në nga përgjegjësistë e marra.

“Lëvizja BESA nuk merr pjesë në takimin e  sotëm të liderëve sepse vlerësojmë  se ky takim është thirrur për të shpëtuar  BDI-në nga përgjegjësit e marra”, tha Kasami.

Ai nënvizoi se edhe Lëvizja BESA është pro ndryshimeve Kushtetuese, dhe se do të kërkojë që në këto ndryshime të përfshihet dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë edhe çështja e 20 përqindëshit.

“Ftesa e kryeministrit menjëherë pas ftesës së Lëvizjes BESA mund të themi se është një sabotim. Sa u përket ndryshimeve kushtetuese ne si Lëvizjes BESAA kemi deklaruar se jemi të interesuar që të ndodhin, andaj edhe e thirrëm tryezën shqiptare. Megjithatë ne në këtë hapje të kushtetutës kërkojmë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet çështja e 20 përqindëshit”, deklaroi Bilall Kasami.

Dimitar Kovaçevski, sot në Kuvend do të ketë takim me liderët e partive politike parlamentare, në të cilin duhet të diskutohet për rrugën evropiane të vendit, si dhe për vendimet që duhet të merren në të ardhmen me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Ndryshe, Parlamenti do të duhet të mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra, ndaj kjo është edhe arsyeja e ftesës së kryeministrit për takim liderësh.

Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. ASH paralajmëroi se gjatë javëve të ardhshme do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button