Price Ageler, nisi funksionin e ambasadores së re amerikane në RMV

Ambasadorja e sapoemëruar e SHBA-ve, Angela Price Ageler, mori kopjet e letrave kredenciale. Me këtë rast, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim Price Agelerin. Në takim, Ministri Osmani shprehu bindjen se me përvojën e saj, Ambasadorja Ageler do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit, transmeton Portalb.mk.
Në kontekst dypalësh, bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme, të bazuara në miqësi tradicionale dhe vlera të përbashkëta demokratike.
Osmani i theksoi rezultatet fillestare të Dialogut Strategjik me SHBA-të, si kapitull i ri në marrëdhëniet bilaterale dhe ngritjen e partneritetit strategjik, si dhe përkushtimin për të përcaktuar aktivitetet e ardhshme që synojnë nxitjen e mëtejshme të proceseve reformuese dhe zhvillimit demokratik të shtetit.
Gjithashtu, Osmani falënderoi për ndihmën e vazhdueshme amerikane për procesin tonë integrues evropian, si një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe progresit të përgjithshëm rajonal.
Njëherit, u fol për aleancën e fortë mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, me theks të veçantë për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button