RMV, kompanitë e mëdha përdorin ilegalisht energjinë nga tregu i rregulluar përmes një “skeme”, ende nuk ka sanksione nga autoritetet

Kompanitë e mëdha ende furnizohen me energji elektrike më të lirë, gjë që nuk u takon me ligj, duke përdorur një “skemë” duke hapur kompani të vogla “bijë” deri në 20 punonjës dhe duke dhënë me qira matësin e tyre, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Siç ka bërë të ditur sot Telma, këto kompani përmes kësaj skeme përdorin deri në dhjetë herë më lirë energjinë elektrike dhe MEPSO, si dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), duhet të zbulojnë keqpërdorime të tilla dhe të llogarisin se sa para nga TVSH-ja kanë rrjedhur nga buxheti i shtetit në këtë mënyrë.

Gjegjësisht, amvisëritë dhe kompanitë e vogla dhe mikro janë në tregun e rregulluar të energjisë elektrike, por nuk paguajnë të njëjtin çmim. Familjet paguajnë një çmim dhe kompanitë e vogla dhe të mesme paguajnë një çmim tjetër, i cili është ende më i ulët se ai i tregut të lirë ku kompanitë e mëdha furnizohen me energji elektrike.

Qeveria për momentin nuk po zbulon kompanitë që janë furnizuar me energji elektrike përmes kësaj skeme nga shkurti i këtij viti e deri më tani.

Telma i dërgoi pyetje Qeverisë, nëse mund të listojë disa nga kompanitë që paguajnë më pak energji elektrike kundër ligjit dhe pse nuk ka ndryshime në legjislacion, sepse të krijohet përshtypja se Ligji ekzistues i energjetik;s ka të meta që lejojnë abuzime të tilla.

Por Qeveria deri më tani nuk u është përgjigjur pyetjeve.

Keto keqpërdorime jannë vënë në dukje nga Komisioni Rregukkator i Energjisë (KRrE), ndërsa organet kompetente kanë shpallur hetim.

Kjo pyetje sot iu drejtua edhe këshilltarit të kryeministrit për energji, Dimitar Kovaçevski – Viktor Andonov. Ai theksoi se trendi i keqpërdorimeve të tilla gjatë vitit të kaluar është vërejtur për herë të parë nga institucionet shtetërore, gjegjësisht nga Komisioni Rregullator për Energji dhe “institucionet do të merren me këtë trend përmes masave të duhura që do të parandalonin keqpërdorimin e mundshëm të energjinë elektrike, për të cilën publiku do të informohet në mënyrë më transparente”.

Sipas Telmës, Policia Financiare ka qenë para disa muajsh në disa nga kompanitë që kanë hyrë në këtë skemë të prokurimit të energjisë elektrike dhe kanë dokumentacion dhe prej aty kanë dërguar njoftim në Prokurorinë e Shkupit. Nga aty do të presin për të konstatuar se sa krim financiar kanë kryer këto kompani dhe nëse ka bazë për ndjekje penale.

Megjithatë, është e pashmangshme që institucionet t’i zbulojnë të gjitha këto kompani që DAP dhe MEPSO të llogarisin se sa dëm financiar i është bërë buxhetit.

Po ashtu, mbetet problemi se si të largohen këto kompani nga tregu i rregulluar dhe nëse kjo mund të shkaktojë krizë shtesë, pasi që janë gjithnjë e më pak kompani që tregtojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike dhe komunat vështirë se gjejnë furnizues.

Përveç hetimeve fillestare, Inspektorati i Tregut tashmë ka gjobitur disa persona juridikë me nga disa mijëra euro secili, transmeton televizioni.

Kujtojmë se pas rritjes së çmimit të aksioneve të energjisë elektrike, 12 mijë kompani migruan në tregun e rregulluar, por disa prej tyre, përfshirë edhe komunat, dolën me skemë duke hapur filialet për të kaluar në tregun e rregulluar dhe për të përdorur energjinë e subvencionuar për kompanitë mikro dhe të vogla.

Zinxhirët e tregjeve, kazinotë, farmacitë, fabrikat, kompanitë e sigurimeve, janë vetëm disa nga kompanitë e mëdha që mashtruan ligjin dhe bënë kursime të mëdha financiare që prej muajit shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button