Automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u aksidentua në Shtërpcë, një grua e vdekur dhe tre të lënduar

Një grua 70-vjeçare ka mbetur e vdekur, dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në aksin rrugor Prevallë-Shtërpcë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, derisa automjeti ishte me targa të Maqedonisë së Veriut, transmeton Klankosova.

“Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Touran po qarkullonte nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës dhe me të arritur në një kthesë, tek vendi i quajtur ‘’Kthesa e Kites’’ në afërsi të shtëpizës së rojeve të pyejeve, për shkaqe ende të panjohura, shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe automjeti kalon në anën djathtë të drejtimit të lëvizjes dhe bie 27 metra poshtë rrugës dhe me këtë rast, veç dëmeve të shkatuara materiale në automjet, një person me inicialet K.J (F/MV) e moshës, rreth 70 vjeçare humb jetën, vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestar në Shtërpcë, ndërsa 3 persona tjerë, pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, me autoambulancë dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në koordinim edhe me Prokurorin nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka dalur në vendin e aksidentit, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button