Katar, rrugët kryesore dhe rrokaqiejt zbukurohen për përgatitjet e Kupës së Botës (FOTO)

Rrugët kryesore dhe rrokaqiejt në kryeqytetin e Katarit, Doha, janë zbukuruar me figura të Kupës së Botës, flamuj dhe posterë gjigantë të yjeve të futbollit dhe ekipeve për Kupën e Botës FIFA 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Katari, vendi i parë arab që do të organizojë Kupën e Botës në Lindjen e Mesme, vazhdon të gjitha përgatitjet e tij.

Rrugët kryesore, rrokaqiejt dhe qendrat tregtare në zemër të kryeqytetit Doha, janë zbukuruar me makete dhe posterë të yjeve të futbollit dhe ekipeve të Kupës së Botës si dhe me flamuj dhe pankarta.

Krahas fotografive të disa futbollistëve, në ndërtesat simbol janë varur posterë të cilat kanë mbishkrime më shkronja të mëdha si “Ji i pasionuar, ëndërro, guxo, sfido, luaj”.

Disa ditë para Kupës së Botës FIFA 2022, Katari njoftoi se si vend pritës ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme të sigurisë.

Gjithashtu Katari ka kryer punime të ndryshme për të lehtësuar pjesëmarrjen në ndeshje dhe aktivitete për tifozët e futbollit që vijnë në vend si dhe për të siguruar shërbime transporti të sigurta dhe të lehta, përfshirë edhe metronë e Dohas.

Kupa e Botës FIFA 2022 do të mbahet nën organizimin e Katarit në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor me pjesëmarrjen e 32 kombëtareve. Në ndeshjen e hapjes do të luajnë Katari dhe Ekuadori.

Katari do të jetë vendi i parë arab që pret këtë organizim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button