RMV, Mendi Qyra është zgjedhur kryetar i OEMVP-së

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) sot ka mbajtur kuvendin zgjedhor të pestë, në të cilin për kryetar të ri të Odës është zgjedhur Mendi Qyra, njofton Portalb

Siç kumtuan nga Oda, ndër të tjerash, janë zgjedhur edhe kuvendarët, kryetari dhe zëvendëskryetari i Kuvendit, 18 anëtarë të Këshillit Drejtues dhe pesë anëtarë të Këshillit mbikëqyrës.

Kryetari i posazgjedhur Qyra në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve dhe përfaqësuesve të organeve tjera të Odës, u shpreh se udhëheqësinë e tij e bazon mbi parimet dhe vlerat bazë të OEMVP-së, si dhe bazuar në misionin dhe vizionin e saj në mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve anëtare të saj.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon rrugëtimin e saj në organizimin dhe mbrojtjen e biznesit në vend nën ombrellën e misionit të dëlirë, kështu me këtë kuvend duke treguar kapacitet dhe vazhdueshmëri të punës së saj tash e 18 vite, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button