Deri më 14 nëntor studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për bursat që jepen nga fondacioni “Dituria”

Studentët e Maqedonisë së Veriut, me mesatare mbi 8.00, do të mund të aplikojnë për bursë studentore në Konkursin e hapur nga Fondacioni i Shkencës dhe Kulturës “Dituria”, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e bursës për studentët për vitin akademik 2022/23 do të jetë 6.000,00 denarë për çdo muaj. Bursistëve do t’u ndahet bursë 9 muaj në vit (aq sa zgjatë viti akademik shkollor), ndërsa pagesa do të bëhet çdo muaj”, sqaroi “Dituria”.

Fondacioni do të jep gjithsej 60 bursa, 10 prej të cilave do të jenë bursa sociale.

“Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në zyrat e Fondacionit të Shkencës dhe Kulturës “Dituria”, Bulevardi vëll. Gjinoski, Rruga Koço Zozi, nr. 41. Dokumentacioni dorëzohen prej datës 04.11.2022 deri më 14.11.2022, çdo ditë përpos ditës së diel brenda orëve 13.00-17.00”, theksojnë nga Fondacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button