Twitter u padit në gjykatë për largimet masive nga puna

Twitter po përballet me padi lidhur me largimet masive nga puna të cilat mund të shkurtojnë fuqinë punëtore me 50%, raporton PCW. Sipas Bloomberg, punonjësit kanë paditur kompaninë në gjykatën federale të San Francisco duke argumentuar se veprimet e kompanisë shkelin aktin për rregullimin e marrëdhënies së punësimit (WARN).

Sipas kodit të punës, kompanitë me 100 ose më shumë punonjës duhet të njoftojnë largimet masive nga puna 60 ditë përpara.

New York Times raportoi se Twitter kishte filluar largimet masive nga puna dhe se afro gjysma e punonjësve do të preshin.

Kompania mësohet tu ketë thënë punonjësve të qëndrojnë në shtëpi dhe të presin për një email. Nëse e marrin një të tillë në postën e tyre të kompanisë, puna e tyre është e sigurtë. Por nëse e marrin në emailin personal, atëherë do të thotë se janë të pushuar.

Disa punonjës janë shprehur se nuk kyçen dot në emailet e punës dhe janë hequr nga llogaritë qendrore të kompanisë në Slack. Paditësit po kërkojnë që Twitter ti bindet aktit WARN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button