Europe House në Shkup mbushi tre vjet, pritet të hapet në katër qytete tjera

Europe House në Shkup, sot ka shënuar përvjetorin e tretë. Me këtë rast, Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian prezantoi planet për zgjerimin e rrjetit të Europe House edhe në qytete të tjera, transmeton Portalb.mk.

Të gjitha aktivitetet e përvjetorit do të realizohen në partneritet me Galerinë Kombëtare. Disa prej tyre do të mbahen në Shtëpinë Muze të Llazar Liçenoskit në Shkup, ndërsa të tjerat përfshijnë:

  • Ekspozitë artistike të të gjitha llojeve të veprave artistike të prodhuara nga studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arteve të Bukura si rezultat i frymëzimit të tyre nga trashëgimia e Liçenoskit. Puna artistike do të jetë në dispozicion të publikut përmes rrjeteve sociale.
  • Punëtori artistike për fëmijë në Europe House – Shkup.
  • Nisja e Bisedimeve Kulturore, respektivisht një seri debatesh drejt ndërgjegjësimit se trashëgimia kulturore është gjithashtu një e ardhme kulturore. Debati i parë i tillë, i titulluar “Mendo përpara – Sepse kultura ka rëndësi” në nder tëVjosa Berishës (1972 – 2022), ish-drejtoreshë e Europe House.

Programin e  plotë mund ta gjeni KËTU.

Kanë kaluar tre vjet që kur presidenti i atëhershëm i Parlamentit Europian David Sassoli (1956 – 2022) ua dorëzoi në mënyrë simbolike çelësin e Europe House-Shkup rinisë në Maqedoninë e Veriut.

Europe House zëvendësoi ish-Qendrën Informative të BE-së në mënyrë që t’u shërbejë kryesisht të rinjve dhe të funksionojë si qendër rinore. Sot në ditëlindjen e 3-të janë 3 Europe House në Maqedoninë e Veriut – në Shkup, Kriva Pallankë dhe Strumicë.

Ndërsa, më 4 nëntor, ambasadori Geer prezantoi planet për 4 Europe House të reja– në Manastir, Strugë, Tetovë dhe Veles. Këto ‘vende të gjeneratës së re’ do të hapen gjatë vitit 2023, duke siguruar kështu prani të ekuilibruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button